Në Tërnoc fillon ngritja e shtëpisë për familjen me aftësi të veçanta (Video)
Lokale

Në Tërnoc fillon ngritja e shtëpisë për familjen me aftësi të veçanta (Video)

13.Jun.2015 14:45
0

Kanë filluar punimet për ndërtimin e shtëpisë për familjen në nevojë, e cila deri më tani kishte jetuar në një dhomë me katër anëtarët e saj. Bashkëshortët i përkasin grupit të qytetarëve me aftësi të veçanta.

“Me ndihmën e kompanisë ‘Elhan Komerc’ po ndërtojmë shtëpinë e radhës. Falënderojë për përkrahjen dhe këtë ndihmë që pe bëjnë”, kështu u shpreh të shtunën kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, Xhelal Memeti, me rastin e nisjes së punimeve për ndërtimin e shtëpisë së re në Tërnoc.

Ai me këtë rast tha se janë duke vazhduar me ndërtimin e shtëpive në Luginë të Preshevës, ku deri tani kanë arrit ti sigurojnë mjetet për ndërtimin 42 shtëpi, derisa 30 familje vetëm se janë strehuar në shtëpitë e reja.

Nexhat Behluli nga kompania private “Elhan Komerc” tha se kanë vendos t’i përgjigjen iniciativës së Fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.

Ai thekson se përzgjedhja është bërë sipas kritereve të caktuara nga Fondi dhe se “Elhan Komerc” ka qenë e gatshme të ndihmojë familjen Abdullahu në Tërnoc, raporton Titulli.com.

Kjo kompani nga Bujanoci do të sigurojë materialin ndërtimor për ndërtimin e shtëpisë.

Këtë vepër e ka përshëndetur edhe imami i xhamisë së mesme në fshatin Tërnoc, Sulejman Fejzullahu, duke thënë se sot është një ditë e madhe dhe gëzim për familjen.

“Ne si besimtar të fesë islame kemi obligime ndaj të gjithë atyre çka kanë nevojë, e sidomos familjet që nuk kanë kulm mbi kokë”, tha Fejzullahu, duke falënderuar si Fondin njashtu edhe donatorin, kompaninë “Elhan Komerc”.

Siç u shpreh kryetari i Fondit me seli në Zvicër, premtimin për ndërtimin e shtëpisë, Behluli e kishte dhënë më 1 shkurt të vitit 2014, në mbrëmjen gala të mbajtur në Bujanoc.

Sipas Xhelal Memetit, pas pushimit veror pritet grumbullimi i fondeve për të vazhduar projektit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës.

Vlen thekuar se familja katër anëtarëshe nga Tërnoci me kryefamiljarin Fuat Abdullahu, deri më tani kanë jetuar në një dhomë. Dy prindërit shurdhmemec kanë një vajzë dhe djalë të cilët gëzojnë shëndet të plotë. /Titulli.com/

VIDEO

Mustafa, Beogradit: Presheva ka 56.129 banorë (Foto)
I rizgjedhuri, Kamberi: Objektivat tona i kemi të qarta (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration