Mustafa,  Beogradit: Presheva ka 56.129 banorë  (Foto)
Lokale

Mustafa, Beogradit: Presheva ka 56.129 banorë (Foto)

12.Jun.2015 23:53
0

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa , në Beograd para një numri të madh përfaqësuesish qeveritarë dhe ndërkombëtarë, ka prezantuar punimin shkencorë me temën: "Përpunimi elektronikë i të dhënave mbi numrin e popullsisë në Komunën e Preshevës dhe zbatimi i teknologjisë së informacionit në menaxhimin e bazave të të dhënave dhe resurseve njerëzore". Kryetari Mustafa në punimin e tij shkencor ka përfshirë numrin e popullsisë në Preshevë gjatë vitit 2002 – 2012 si dhe strukturën e popullatës në varshmëri me gjitha kombësitë. Sipas të dhënave të grumbulluara, Presheva ka 56.129 banorë.

Autori, doktor Ragmi Mustafa, si  material për këtë studim ka  shërbyer bazat e të dhënave të institucioneve arsimore fillore dhe të mesme, entit parashkollorë, entit të sigurimit shëndetësor, entit për punësim, shërbimin për azhurnimin e listave zgjedhore ato lokale e parlamentare, lista zgjedhore nga ministria e zhvillimit regjional dhe vetëqeverisja lokale,  të dhënat e regjistrimit të popullsisë nga viti 1948, 1961, 1971, 1981, 1991, 2002 dhe ato të vitit 2011.

Mustafa në punimin e tij ka  shfrytëzuar të dhënat zyrtare të zyrave të vendit, të gjendjes civile për personat e lindur dhe të vdekur, të dhënat e gjendjes civile në stacionin policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme për numrin e qytetarëve që posedojnë letërnjoftime, pasaporta dhe  numrin amë personal identifikues.

Të gjitha këto shënime të arkivuara në baza të të dhënave të institucioneve përgjegjëse janë shqyrtuar  dhe analizuar në kuptimin e strukturës së popullatës,  sipas të gjitha nacionaliteteve, madje rritjen e popullsisë brenda një periudhe kohore ndër dekada.

Ragmi Mustafa në bazë të prezantimit, si metoda ka përdorur llogaritjet matematiko-statistikore të radhitura nëpër tabela dhe paraqitje përkatëse grafike. Kryetari i Preshevës për këtë punim, ka studiuar me kujdes maksimal dhe përdorur referenca të konsiderueshme.

Përfundimisht, pas pesë konstatimeve të veçanta ka ardh në përfundim se numri i gjithmbarshëm i popullsisë në Komunën Preshevë për vitin 2012 është: 56.129 qytetarë.

Nga të dhënat tabelare, Mustafa hedh poshtë të gjitha të dhënat jo të sakta që ka bërë Qeveria e Serbisë mbi numrin e popullsisë.

Në punimin e tij thuhet se “nëse vitin 2002 përqindja e shqiptarëve ishte 90.65%, si mund të jetë e besueshme që në  vitin 2011 ajo përqindje të ulet në vlerën 13.51%”.

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë për vitin 201,1 sipas tij, janë të pasakta, sepse shqiptarët nuk iu përgjigjën regjistrimit të popullsisë për arsye politike.

Duke qenë se të dhënat e regjistrimit të popullsisë vitin 2002, janë më të besueshme atëherë ai në punimin e tij të prezantuar të premten në Beograd, përmes grafikut ka paraqitur numrin e qytetarëve në funksion të kombësisë shqiptare, serbe dhe të tjerë.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 vihet në dukje se vetëm në Komunën e Preshevës jetojnë më shumë se 44.324 qytetarë shqiptar dhe nëse po edhe kaq shqiptar të tjerë që jetojnë në Komunën Bujanoc, diçka më pakë në Komunën Medvegjë, dhe gjithë këtyre numrave ai i ka bashkangjitur edhe numrin e shqiptarëve në komunat tjera në Vojvodinë e Serbi, del shumë e kuptueshme se numri i shqiptarëve në Serbi kalon shifrën më shumë se 90 000.

Në këtë mënyrë Mustafa konstatoi se shënimi në faqen zyrtare të internetit pikërisht të Entit Statistikor Republikan të Qeverisë së Serbisë, numri i shqiptarëve në Serbi prej 61.647 nuk është i saktë.

Megjithatë, për gjetjen e numrit shumë të përafërt dhe të besueshëm të qytetarëve në Komunën e Preshevës, përfshi edhe përbërjen kombëtare, Mustafa, në konferencën e  Beogradit ka thënë se do të shërbehemi edhe me metoda alternative që garantojnë siguri më të besueshme në numrin e qytetarëve brenda Komunës së Preshevës. /Titulli.com/

 

 

Maturantët në Bujanoc festojnë mbrëmjen e maturës (Foto & Video)
Në Tërnoc fillon ngritja e shtëpisë për familjen me aftësi të veçanta (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration