Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime"¦
Lokale

Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime"¦

25.Sep.2016 09:07
0
Në Preshevë, u mbajt manifestimi 100.000 poetë për ndryshime organizuar nga "Atunis Lugina" në bashkëpunim me Atunis Zvicra, me ç'rast u përurua edhe libri i poetit Luan Maloku "Miratoci në rrugën e dritës" (Përkushtime poetike për mësuesin Zeqir Nebiu nga Miratoci).

Në këtë manifestim kulturor  morën pjesë poetë dhe dashamirë të artit poetik e letrar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Bilall Maliqi, kryetart i Atunis Lugina i pëshëndeti të pranishmit duke falënderuar për aktivitetine këtillë edhe në Preshevë. 

“Vetë emri i Manifestimit tregon qartë se 100.000 poetë në mbarë rruzullin tokësor kërkojnë ndryshime pozitive në çdo aspekt të jetës shoqërore, ekonomike e politike me qëllim të avancimit të të drejtave elementare të mbarë njerëzimit”, theksoi Maliqi. 

Kryetari i Atunist për Zvicër Luan Maloku para të pranishmëve elaboroi për rëndësinë e këtij Manifestimi.

“Dega e Atunisit për Zvicër u themelua vitin e kaluar dhe nga Bordi Drejtues i Galaktika Poetike Atunis u zgjodha edhe anëtar i Bordit Drejtues dhe kryetar i Atunisit për Zvicër.Ky është aktiviteti i parë që po e bëjmë në këtë rast në bashkëpunim me Atunis Lugina” tha Maloku.

Për t’i përshëndetur të pranishmit në cilësinë e kryetares së “Atunis Kosova” zonja Hasije Selishta –Kryeziu e cila ishte e ftuar mysafire në këtë Manifestim, shtoi.

‘Më vjen mirë dhe ndihem e nderuar që jam në mesin tuaj në këtë Manifestim të madh, i cili organizohet në shumë shtete të botës. Poashtu jam, e nderuar që marrë pjesë edhe në përurimin e librit të autorit Maloku nga Miratoci i Preshevës” thotë Kryeziu në fjalimin e saj dhe i ueroi suksese të shumta në fushën e krijimtarisë poetike” deklaroi mes tjerash zonja Hasije.

Ndërsa për librin në fjalë folën Sevdail Hyseni redaktor dhe Bilall Maliqi recensent i librit të cilët shpërfaqën vlerat e librit në fjalë.

Bilal Maliqi foli edhe shkeljen e të drejtave elementare njerëzore në Luginë të Preshevës

 “Edhe në tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të populluara me shumicë absolute shqiptare shkilen në një masë të madhe të drejtat elementare jetësore, si : Përdorimi i simbolit kombëtar, e drejta për punësim, për përdorimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe nga Kosova, për shkollim universitar etj., të cilat janë të shkurtuara nga pushteti qëndror dhe se në një masë të madhe ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës normale në këtë krahinë të ndarë nga Kosova, përkatësisht nga Shqipëria” përfundoi Maliqi.

U ndan mirënjohje për kontribut në letërsi,  Bilall Maliqit, Luan Malokut, Sevdail Hysenit, Jalldeze Kasumi Arifi, Nehat Ramizit, Rrahman Hysenit.

Ndërsa Shoqata “Feniks” e nderon për njëzetë vjetorin e krijimtarisë letrare me mirënjohje Luan Malokun.

Këtij Manifestimi iu bashkangjit edhe ora letrare ku lexuan disa poetë që ishin të pranishëm poezitë e tyre që i kanë të botuara brenda këtij libri./Titulli.com/

 

 

 

 

 

Reagon Musliu: Unë heshti për Luginën e Preshevës, atëherë kur pushoi së jetuari
Kjo ëshë shoqata shqiptare kundër themelimit të Qendrës islamike në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration