Kjo ëshë shoqata shqiptare kundër themelimit të Qendrës islamike në Preshevë Aktiviteti nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë
Lokale

Kjo ëshë shoqata shqiptare kundër themelimit të Qendrës islamike në Preshevë

25.Sep.2016 09:21
0
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë ka lëshuar një kumtesë për media në të cilën përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë.

Kjo është kumtesa e plotë e SHTKK: 

Nga mbledhja e Këshillit drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, mbajtur më 24 shtator 2016. 

Konkluzion: “ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë” 

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, të mbajtur më 24 shtator 2016, në sallën e rinovuar të Kuvendit komunal të Preshevës, në rend të ditës u shtruan:

1.Njoftim i Këshillit Drejtues me aktivitetet e vitit 2015 dhe të vitit 2016

2.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit i organizimit të Konferencës shkencore

3.Eventuale 

Lidhur me aktivitetet e Shoqatës për vitin 2015 dhe ate 2016 , anëtarët e Këshillit Drejtues i njoftoi z.Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK në Preshevë, ku mes të tjerave ceku Takimet zyrtare të frytshme të delegacionit të kësaj Shoqate me Z.Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, me Z. Xhelal Mehmeti, Z-kryetar i komunës së Preshevës, me Z.Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit dhe me Z.Fatmir Hasani, Deputet në Parlamentin Republikan.

Pastaj në vazhdim ceku botimin e librit : “Shqiptarët e Luginës  së Preshevës dhe trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” dhe disa aktivitete që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. 

Gjatë shqyrtimit të pikës së dytë pati diskutime me vlerë lidhur me organizimin e Konferencës shkencore në Preshevë, më 26 nëntor 2016.

U miratua vendimi që Konferenca shkencore, me temë : “Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin Rajonal dhe Ndërkombëtar: Të Drejtat e Njeriut, Siguria dhe Marrëdhëniet Shqiptare-Serbe” të mbahet në Preshevë, më 26 nëntor 2016.

Të themi se titullin dhe tezat e Konferencës shkencore i hartoi Prof. Dr. Qerim R. Qerimi, ekspert i Të Drejtës Ndërkombëtare dhe ligjërues në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Shoqata për Trashëgimi do të shpall Njoftim me titullin dhe tezat e Konferencës shkencore dhe me të gjitha detajet e kriteret e aplikimit për Konferencë.

Pastaj Këshilli Drejtues i SHTKK-së mori qëndrim që në tetor të vitit 2016 organizoj një Tryezë të Rrumbullakët, me titull : “ Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Religjionet, dimensioni kombëtar dhe fetar”

Poashtu Këshilli Drejtues miratoi Konkluzionin:  “ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përkrah themelimin e Institucioneve Rajonale Kulturore në Luginën e Preshevës /Qendra e Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore, Muzeu Rajonal, Arkivi Rajonal, Teatri Rajonal, Biblioteka Rajonale, Shkolla e Ulët Muzikore në Preshevë, ndërsa nuk përkrah themelimin e Qendrës islamike në Preshevë”, e  cila Qendër  është propozuar të themelohet nga Myftinia Preshevës, e lidhur me Myftininë e Republikës në Beograd, në bisedimet e saja me disa Organizata joqeveritare të Qytetit të Bursës.

 

Preshevë, më 24 shtator 2016                                             

Kryetari, Xhemaledin Salihu  

Në Preshevë mbahet Manifestimi 100.000 poetë për ndryshime"¦
Qytetarët e Luginës janë lodhur më, duan dokumente identiteti në Kosovë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration