Në Preshevë 29 mijë refugjatë kanë marë ndihmën e parë shëndetsore gjatë vitit 2016
Lokale

Në Preshevë 29 mijë refugjatë kanë marë ndihmën e parë shëndetsore gjatë vitit 2016

09.Jul.2016 10:15
0
Nga fillimi i këtij viti, nëpër territorin e Serbisë janë regjistruar rreth 103.000 emigrantë. E ashtuquajtura "Ruta Ballkanike" me të cilën ecin emigrantët drejt Evropës perëndimore edhe më tej ekziston, edhe pse zyrtarët evropian deklarojnë se ajo është mbyllur përgjithmonë.

Kjo është konstatuar në takimin e grupit punues për zgjidhjen e problemeve të migrimit në Preshevë, ku kanë marrë pjesë ministri i policisë Nebojsha Stefanoviq, ministri për punë dhe çështje sociale Aleksandar Vulin dhe ministri i shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

Siç është thënë, që nga fillimi i këtij viti, në territorin e Serbisë janë regjistruar 103.000 emigrantë.

Në shenimim e njëvjetorit të themelimit të qendrës së pranimit për migrantë në Preshevë, ministrat kanë deklaruar se ruta Ballkanike edhe më tej është aktive dhe se çdo ditë e më shumë rritet numri i migrantëve drejt veriut të vendit.

“Nga fillimi i muajit mars ruta ballkanike zyrtarisht është mbyllur, ndërsa kanë kaluar rreth 103.000 emigrantë. Dua me këtë rast të paralajmëroj tërë botën, e posaçërisht Bashkimin Evropian se ruta Ballkanike edhe më tej ekziston, ndërsa numri rritet. Numri është më i madh i atyre që vijnë nga Maqedonia dhe Bullgaria, dhe situata ka ndryshuar me mbylljen e kufijve dhe këta njerëz shumë vështirë lëvizin drejt Evropës perëndimore ku dhe kanë cakun e tyre” ka deklaruar VulinMinistri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq ka pohuar problemin e rritjes së migrimit që po ndodh muajt e fundit nëpër Serbi.

Ai ka thënë për prioritetet e policisë që janë të drejtuara për parandalimin e trafikimit të njerëzve duke thënë se që nga fillimi i vitit 2015 janë caktuar 1015 vepra penale kundër personave që merren me trafikim njerëzish.

Ministri i shëndetësisë Zlatibor Loncar ka thnë se të gjithë migrantët kanë marrë tretman të plotë shëndetsore si të gjithë banorët tjerë të Serbisë dhe kujdes të mirë shëndetsorë.

“Deri tani kanë marrë kujdes shëndetsorë 64.365 migrantë. Vetëm në Preshevë 29.000 migrantë që kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore. Kjo buxhetit tonë i ka kushtuar 95 milionë dinarë” ka thënë Loncar. Të gjithë ministrat kanë thënë se numri i migrantëve më i madh vjen nga Bullgaria.

Gjatë kësaj dite në Preshevë kanë qenë vetëm 13 mingrantë që vijnë nga Siria dhe Afganistani. 

Këshilli Kombëtar Shqiptar jep mendimin pozitiv për emërtimin e sheshit në Bujanoc
Akademiku shqiptar Mehmet Kraja: Letër myslimanëve të Facebook-ut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration