Këshilli Kombëtar Shqiptar jep mendimin pozitiv për emërtimin e sheshit në Bujanoc
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur seancën e rregullt me pikë të veçantë të rendit të ditës, Shqyrtimi dhe aprovimi i Kërkesës së Kuvendit komunal të Bujanocit për dhënien e Mendimit lidhur me Propozim vendimin mbi ndryshimin e emërtimit të sheshit të qytetit të Bujanocit nga "Karagjorgje Petroviq" në emrin e ri "Skenderbeu".‘Duke konsideruar që Propozim vendimi për emërtimin e ri të sheshit është në interes të avancimit të identitetit të bashkësisë shqiptare në komunën e Bujanocit e cila edhe tradicionalisht jeton në këtë komunë, Këshilli pa asnjë votë kundër votoj Mendimin pozitiv”, thuhet një njoftimin e KKSH-së.
Sipas të njëjtit njoftim thuhet se përfaqësuesit nga radhët e Partisë Demoktratike nuk qëndruan deri në fund të diskutimit dhe votimit duke e lëshuar mbledhjen. /Tituli.com/