Në Lluçan të Bujanocit konfiskohen 960 kilogram duhan (Foto)
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Vranjës, në një shtëpi familjare në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit, kanë gjetur rreth 960 kilogramë të duhanit të grirë.
“Janë bërë konsultimet me Prokurorinë Themelore publike në Vranjë e cila është deklaruar se ka arsye të dyshohet se kemi të bëjmë me kryerje të veprës penale, tregti e paligjshme. Policia është duke vazhduar punën me këtë rast”, thuhet në kumtesën e Policisë që ka arrit sot në adresë të portalit Titulli.com.
Vlen theksuar se para një jave, në një aksion të ngjashëm në Vranjë, u konfiskuan rreth 710 kilogram duhan dhe u arrestua një person./Titulli.com/