Në liqenin e Rahovicës mbytet një 23 vjeçar (foto)
Një i ri nga Presheva ka humbur jetën gjatë kohës që po freskohej në liqenin artificial të fshatit Rahovicë në komunë të Preshevës, e njohur si "Penda e Rahovicës.Siç ka njoftuar Lugina Sot, fanpage në rrjetin social Facebook, i riu ka ndërruar jetë sot gjatë kohës që po lahej në liqe.
Njoftohet se qytetarët e kishin nxjerrë trupin e djaloshit në breg, mirëpo pa shenja jete. Dëshmitarët që kishin pa se i riu po mbytej nuk kishin mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar ate.
Pas ndihmës së kërkuar të parët që kishin ardhur në vendin e ngjarjes nga zyrtarët ishte policia dhe më pas edhe mjekët me ndihmë të shpejtë.
Me të marr lajmin e hidhur, tek penda e Rahovicës kishte dalë edhe babi i të ndjerit, i cili kishte shpjeguar se djali kishte lënë ushqimin e shtruar për t’u freskuar në liqe.
“E la sofrën e shtruar dhe u nisë rrugës. Këtu e paska pas exhelin djali im”, ka thënë prindi me lot në sy.
Titulli ka mësuar se jetën e ka humbur 23 vjeçari Sami Shabani nga Presheva.
Penda e Rahovicës njihet ndër vite si liqe që ka marrë shumë jetë të të rinjve të komunës së Preshevës./Titulli.com/