Ligji mbi privatizimin e mediave hynë në fuqi
Lokale

Ligji mbi privatizimin e mediave hynë në fuqi

12.Aug.2014 16:20
0

Ligjet e reja për media të cilat Parlamenti i Serbisë i ka aprovuar më 2 gusht, të mërkurën hyjnë në fuqi.

Të mërkurën në fuqi do të hyjnë ligjet mbi informimin publik dhe media, ato elektronike si dhe serviset e mediave publike.

Këto ligje janë rezultat i strategjisë për media i aprovuar në shtator të vitit 2011.

Me ligjet e reja për media është paraparë tërheqja e shtetit nga pronësia e mediave deri më 1 korrik të vitit 2015-të, financim në bazë të projekteve, heqja e pagesë televizive dhe nga viti 2016-të vendosjen e taksës  e cila nuk do të kalojë shumën prej 500 dinarëve.

Sipas të dhënave më të fundit, 81 media duhet të privatizohen, që është 6 deri në 7 për qind e të gjitha mediave të regjistruara në Serbia, nga 1.320.

Të gjitha mediat në pronësi publike duhet të privatizohen deri më 1 korrik të vitit 2015-të.

Nëse nuk arrin që mediumi t’i shitet pronarit të ri, atëherë kapitali privatizohet duke i kaluar të punësuarve pa kompenzim. Regjistrimin e mediave do ta udhëheqë Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve.

Do të mbesin dy transmetues publikë, radio Televizioni i Serbisë dhe Radio televizioni Vojvodinës, të cilët këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të financohen nga buxheti shtetëror, ndërsa nga viti 2016-të do të vendoset taksa si model financimi.

Transmetuesi publik do të duhej që të jetë i pavarur dhe me autonomi ligjore e cila i mundëson arritjen e interesit publik në lëmin e informimit, ndërsa është e definuar që përmbajtja e programit duhet të jetë i atillë që të kontribuojë në “informacione në kohë reale, në paanshmëri dhe informim profesional të qytetarëve, me respektim të plotë të drejtave dhe lirive njerëzore”./Titulli.com/

Kontrolli policor në "Korridorin 10" në Luginë, në javë 5 milionë dinarë në buxhet të shtetit
Në liqenin e Rahovicës mbytet një 23 vjeçar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration