Në Bujanoc mbahen për herë të parë gara në gjuhën serbe si gjuhë joamtare (foto)
Lokale

Në Bujanoc mbahen për herë të parë gara në gjuhën serbe si gjuhë joamtare (foto)

09.Apr.2016 12:19
0
Nën organizim të Trupit Koordinues dhe Ministrisë së arsimit, në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc të premten janë mbajtur për herë të parë gara në gjuhën serbe si gjuhë joamtare, raporton Titulli.com.

Në këto gara kanë marrë pjesë 31 nxënës nga katër shkolla fillore të Luginës së Preshevës që janë të përfshira në projektin e Trupit Koordinues (TK) për avancimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare, në të cilat janë të angazhuar katër asistentë.

Këto shkolla fillore janë “Naim Frashëri” nga Bujanoci, “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci, “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva dhe “Selami Hallaçi” nga Rahovica.

“Nxënësit më të mirë nga garat e sotme do të marrin pjesë në garat republikane të gjuhës serbe si gjuhë joamtare që do të mbahen në muajin maj në Novi Sad”, tha për portalin informativ Titulli, Rahim Salihu, këshilltar i drejtoreshës së TK-së.

Vesel Sejdiu, drejtor i sh.f “Naim Frashëri” tha për Titullin që testet janë hartuar nga Ministria e arsimit, garat kanë filluar me kohë, ndërsa komisioni në fund do të vlerësojë punën e tyre, që nxënësit më të mirë të shkojnë në gara republikane.

Projekti i TK-së “Avancimi i gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” do të zgjasë deri në fund të vitit shkollor dhe ekziston mundësia që të zgjatet edhe për një vit.

Projekti  është pjesë e studimit të fizibilitetit të realizuar nga TK dhe Ministria e arsimit, i mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd dhe Zyra e komesares së lartë për pakica./Titulli.com/

Të rinjtë e politikës me një vizion modern për komunën e Bujanocit
PVD dorëzon listën për zgjedhjet parlamentare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration