Në Bujanoc debatohet për Kushtetutën e Serbisë (Foto)
Lokale

Në Bujanoc debatohet për Kushtetutën e Serbisë (Foto)

19.Oct.2015 23:48
0
Me rastin e nëntë vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Serbisë, Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut "“ YUCOM, të hënën, në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc ka organizuar tryezë të rrumbullakët.

Tryeza, në të cilën morën pjesë përfaqësues të sektorit civil nga rajoni, kishte si qëllim debatin publik për mënyrën e miratimit të Kushtetutën si dhe qëndrueshmërinë e saj në prag të integrimeve evropiane.

Në takim u tha se Kushtetuta e Serbisë e motivuar politikisht, ka sjellë deri tek ajo që disa pjesë të Kushtetutës të jenë nën standardet evropiane, raporton Titulli.com.

Drejtori i Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Milan Antonijevic, me këtë rast ka elaboruar për një numër mangësish në tekstin e Kushtetutës. Zgjidhjet e parapara në këtë dokument tani po tregohen si pengesë në integrimet evropiane, përderisa në opinion sërish është aktualizuar pyetja për ndryshimin e dispozitave të caktuara.

Në debatin e zhvilluar në Bujanoc u inkuadrua edhe aktivistja në fushën e të drejtave të njeriut Jovana Spremo, si dhe pjesëmarrësit e tjerë.

Ciki i tryezave të rrumbullakëta i cili po zhvillohet nga Komiteti i Juristëve për të Drejtat e Njeriut – YUCOM ka marrë mbështetjen edhe të Organizatës për siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). /Titulli.com/

Kërkohet ndihma e UEFA-së për procesin hetues ndaj shqiptarëve në Bujanoc
Alpinizmi në Preshevë bashkon serbët e shqiptarët (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration