Kërkohet ndihma e UEFA-së për procesin hetues ndaj shqiptarëve në Bujanoc
Lokale

Kërkohet ndihma e UEFA-së për procesin hetues ndaj shqiptarëve në Bujanoc

19.Oct.2015 19:38
0
Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, sot iu ka drejtuar me një shkresë autoriteteve të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) në Nyon të Zvicrës lidhur me inicimin e pocesit hetues ndaj shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Në shkresë thuhet se “i drejtohemi organizatës Tuaj që të ndërrmerrni masa dhe të përdorni autoritetin Tuaj për të bërë presion mbi Beogradin në mënyrë që të ndërpriten procedurat e përndjekjes politike të këtyre të rinjve”.

Duke nënvizuar se të drejtat për shprehje të lirë janë të garantuara me ligjet e Serbisë dhe se KKSH-së gjykon të gjitha rastet ku bëhet thirrje për linçim dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes, nën shënjestrën e së cilës në vazhdimësi kanë qenë dhe janë shqiptarët e Luginës së Preshvës, theksohet se “nëse Serbia mban qëndrimet e njëjta ashtu siç ka vepruar me arrestimin në ditët e fundit të shqiptarëve, atëherë duhet të arrestoj më shumë se 30,000 serbë në Beograd për ofendime dhe thirrjet për urrejtje racore kundër shqiptarëve në ndeshjet të tilla të tensioneve të larta midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se deri më tash nuk ka filluar asnjë procedurë ligjore as në Beograd e as në Bujanoc, pavarësisht thirrjeve dhe fyerje kundër shqiptarëve”.

Vlen të theksohet se KKSH ka reaguar dhe ka shprehur dyshime serioze rreth aksionit të organeve të rendit dhe prokurorisë në komunën e Bujanocit, me ç`rast janë ndaluar një numër i të rinjve shqiptar për tifozërinë e kualifikimit të kombëtares së Shqipërisë në kampionatin evropian “Franca 2016”.  /Titulli.com/

Crans Montana: Njoftime për problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës (Foto)
Në Bujanoc debatohet për Kushtetutën e Serbisë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration