Nxënësit shqiptarë të Luginës detyrohen të intonojnë himnin serb, reagojnë Kurti e Arifi
Lokale

Nxënësit shqiptarë të Luginës detyrohen të intonojnë himnin serb, reagojnë Kurti e Arifi

08.Sep.2022 14:37
0

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që himni serb të intonohet edhe në shkollat shqipe të Luginës së Preshevës.

Kjo ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky nuk përbën rast demokratik e human, teksa shtoi se “sa më e dobët është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet”.

“Një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur e demokratik, i cili angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim, por ne angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi”, u shpreh Kurti.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili tha se fëmijët shqiptarë preshevarë u detyruan të këndojnë himnin “Bozhe Pravda”.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një fotografie në Facebook, ku shihet duke vënë etiketën në targat e veturës së tij, teksa thotë se ndonëse reciprociteti për targat po zbatohet, në anën tjetër nxënësit shqiptarë po obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë.

 

“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë ‘Bozhe Pravde’”, shkroi Arifi. 

Arifi: Edhe shqiptarët në Serbi duhet ta kenë asociacionin nëse formohet për serbët në Kosovë (video)
Vdes Mbretëresha e Britanisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration