NUNS: Censurë në Komunë të Bujanocit ndaj portalit Titulli.com
Lokale

NUNS: Censurë në Komunë të Bujanocit ndaj portalit Titulli.com

23.Mar.2015 14:00
0
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) proteston në mënyrën më të ashpër për shkak të vendimit të pakuptueshëm të drejtuesve të Komunës së Bujanocit që të punësuarve në administratën komunale t'i bllokoj hapjen e portalit informativ më të lexuar në gjuhën shqipe, Titulli.com.

NUNS vlerëson se ky ndalim paraqet formën më të vrazhdë të censurimit dhe sulm mbi lirinë e informimit.

Siç ka mësuar NUNS, udhëheqësia e vetëqeverisjes lokale më 20 mars ka urdhëruar që në serverin e ndërtesës së Komunës së Bujanocit të bllokohet qasja në portalin Titulli.com.

“Titulli.com është portali më i vizituar në gjuhë shqipe në të cilin më së shumti thirren mediat shqiptare dhe serbe, individë si dhe institucione nga Jugu i Serbisë”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot nga Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë.

Duhet theksuar se portali informativ Titulli i censuruar nga udhëheqësia e Komunës së Bujanocit me bllokim, më pas të “dënuara” përkohësisht edhe mediat tjera online me pretekst se të gjitha adresat i kemi bllokuar, për të mbuluar këtë veprimi të ulët, po vazhdon edhe sot, por sërish me censurim vetëm të adresës www.titulli.com.

Edhe pse kryeshefi i administratës së Komunës së Bujanocit, Nasim Rexhepi, të premten në një prononcim për Titullin kishte thënë se nga dita e hënë (sot) do të zhbllokohen portalet informative. Ky premtim deri në momentin e raportimit nuk po gjen zbatim të plot në praktikë.

Informacioni më i ri që vie nga godina e administratës vërteton edhe njëherë vazhdimin e shkeljes mbi të drejtën e informimit të qytetarëve, duke bllokuar në mënyrë selektive vetëm portalin informativ Titulli, ndërsa portalet tjera, përfshirë edhe rrjetin social Facebook janë kthyer sërish në kompjuterët e punëtorëve të kësaj administrate.

Titulli edhe njëherë nënvizon se duke e ditur që godina dhe administrata ku ajo është e vendosur nuk është pronë private, por publike, diskriminime të tilla do të raportohen tek organet më të larta vendore e ndërkombëtare. /Titulli.com/

Qytetarët të interesuar për informacionet rreth prokurorimit dhe shpenzimeve të buxhetit komunal në Bujanoc e Preshevë
Lugina e Preshevës nuk pret ndikim edhe në politikën lokale nga takimet e dy qeverive në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration