Qytetarët të interesuar për informacionet rreth prokurorimit dhe shpenzimeve të buxhetit komunal në Bujanoc e Preshevë
Në sondazhin e realizuar nga Portali Informativ Titulli.com, në pyetjen se në cilat fusha ju interesojnë më shumë vendimet e Kuvendit Komunal në Bujanoc e Preshevë dhe ku do të dëshironit të jeni më të informuar, lexuesit kanë dhënë përgjigjen se dëshirojnë të informohen më shumë në prokurim dhe shpenzime të buxhetit komunal në Bujanoc e Preshevë.
Prej 1814 pjesëmarrësve në këtë sondazh, 650 prej tyre apo 35.83% kanë votuar se dëshirojnë të njoftohen për Prokurim dhe shpenzime të buxhetit, 310 votues apo 17.09 % janë shprehur të interesuar për Shërbime komunale (uji, pastrimi, etj), ndërsa 294 apo 16.21% të interesuar për Planifikim dhe Investime kapitale, 290 votues apo 15.99% dëshirojnë të njoftohen për gjendjen në arsim dhe 270 pjesëmarrës apo 14.88% në sondazh kanë vlerësuar se janë të interesuar për gjendjen në shëndetësi.
Sondazhi ishte i hapur për 8 ditë rresht dhe në bazë të rezultatit të treguar shihet se qytetarët janë të interesuar të njoftohen për vendimet e kuvendit komunal në Buajnoc e Preshevë.
Duke e pasur parasysh ligjin për qasje në informatë të rëndësisë publike, qytetarët mundë të shfrytëzojnë këtë drejtë duke ju drejtuar me kërkesë institucioneve të ndryshme lokale.
Gjithashtu duhet inkurajuar mediumet lokale dhe organizatat e ndryshme joqeveritare në Bujanoc e Preshevë që të angazhohen të promovojnë transparencë të administratës lokale dhe institucioneve tjera publike./Titulli.com/