Nuk mbahet protesta, nesër tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”
Lugina

Nuk mbahet protesta, nesër tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”

27.Nov.2019 13:51
0

 Në mbledhjen e mbajtur sot këshilli organizativ i protestës së 28 nëntorit të paralajmëruar ditë më parë shndërrohet në tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”.

 Këshilli organizativ paralajmëron se tubimi solidarizues do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë me fillim nga ora 11:00 dhe ftojnë qytetarët për pjesëmarrje.  

 “Ashtu si gjithë kombi shqiptarë edhe Lugina e Preshevës është e prekur thellë nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri. Të shkelur dhe të diskriminuar në përditshmëri, nga nevoja për protestë dhe ngritje zëri për të drejtën tonë për bashkim, me rastin e ditës së Flamurit, marshin e planifikuar “Lugina do zgjidhje”, Këshilli Organizativ i Protestës, , vendosi që ta shëndrrojë në tubim solidarizimi me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, duke ndarë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri. Tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,do të mbahet nesër, e enjte 28 nëntor ora 11:00, në hapësirat para Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ku ftohen qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre, të nderojnë viktimat e kësaj tragjedie. Duke pasur parasysh se arsyet për protestë kundër diskriminimit shtetërorë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë aktuale, për datën e mbajtjes së marshit protestues qytetarët e Luginës do të njoftohen me kohë. Në Preshevë, 27.11.2019 Këshilli organizativ” – thuhet në komunikatën e këshillit organizativ.

 

Artistja nga Presheva Fitore Fejzullahu, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri shet 5 piktura (foto)
Konfirmohet viktima e 27-të nga tërmeti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration