Artistja nga Presheva Fitore Fejzullahu, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri shet 5 piktura (foto)
Fitore Fejzullahu, artiste e re nga Presheva po solidarizohet me shtetin amë duke ekspozuar për shitje 5 piktura me qëllim për të i grumbulluar mjetet për qytetarët shqiptarë që janë të prekur nga termeti në Shqipëri.
“Solidarizohem me Shqipërinë tonë. Shes 5 pikturat e punimit tim të Magjistraturës , mjetet e grumbulluara i dedikoj për familjet e prekura gjatë tërmetit në Shqipëri. Çdo pikturë ka çmimin solid 100€”, tha Fejzullahu.
Fitore Fejzullahu në një deklaratë për Titulli.com ka deklaruar nuk është e vetme që po mundohet të i dal në ndihmë të prekurve nga termeti por ka shumë qytetarë që po ofrojnë ndihmën.
Ajo u shpreh se paratë nga shitja e pikturave do të shkojnë për ndihma në Shqipëri, shkruan Titulli.com.
“Për Shqipërinë tonë! Duke e parë gjendjen tronditëse të tërmetit në Shqipëri me shkallë 6.4 Jo vetëm unë, por te gjithë shqiptarët jemi në shok... Çdo kush po ofron ndihmën e vet me mundësi që kanë për vëllezërit dhe motrat tona... Unë e pash shumë të arsyeshme të solidarizohem me Shqiptarët tanë në këtë mënyrë. Të hollat e 5 Pikturave te Masterit të cilat dhe i kam publikuar do të shkojnë për ndihmë në Shqipëri... Për Shqipërinë tonë!. Arti për mua është Jeta... Veprat e Artit duhet vlerësuar shume, ato punohen me shume emocion nga një artist", deklaroi për Titulli.com Fitore Fejzullahu.
Fitore Fejzullahu - Halili është e diplomuar dhe e magjistruar këto ditë në Akademinë e Arteve - Pikturë në Prishtinë, gjithashtu ka diplomuar edhe në fakultetin e Edukimit-Fillorë në Prishtinë./Titulli.com/