![Nuk kemi para, por harxhojmë 9 milion euro për dasma !](/source/images/wp-content/uploads/2012/06/zakonisht-dasma1.jpg)
Nuk kemi para, por harxhojmë 9 milion euro për dasma !
Sezoni veror po afrohet, ndërsa Luginës po i kthehet buzëqeshja e dikurshme, pas një ankthi që e kishte kapluar që nga viti 2009, me liberalizimin e vizave, ku shumë qytetarë shkuan në kërkim të azilit, por jo vetëm kaq, Lugina u godit me “shuplaka” disa herë nga Serbia, përfshirë këtu arrestimet që janë bërë vazhdimisht në këtë pjesë, duke bërë që shumë të rinj të largohen pa dëshirën e tyre.22 Qershori shënon ditën e stinës së Verës, në ndërkohë në Luginë ndryshon gjithçka. Fillon një atmosferë ndryshe, fillon të rritet ritmi i jetës, kafenetë e rrugët e qyteteve mbushen për plot me njerëz, ndërsa më e rëndësishmja është se Presheva dhe Bujanoci përfitojnë edhe ekonomikisht, pasi që “vëllezërit” tanë fillojnë të kthehen për pushime nga Diaspora.
Muaji Korrik dhe Gusht nuk njihen vetëm si dy muaj kalendarik, por ato në Luginë njihen edhe si muaj të dasmave (ahengjeve), pasi që kur bashkë atdhetarët tanë vinë në pushime, e shfrytëzojnë kohën edhe për organizime të ahengjeve e dasmave, dhe pothuajse në çdo shtëpi dëgjohen ritme të muzikës e këngëve shqiptare.
Megjithatë, tradita e dasmës shqiptare në Luginë po ndryshon në vazhdimësi. Dasma e dikurshme është gërshetuar me dasmën moderne, tradita e së cilës erdhi në Luginë nga vendet perëndimore.
Restorantet, sallonet e nusërisë, argjendarët, produksionet, tani më vetëm se kanë filluar të përgatiten për ardhjen e “vëllezërve” nga Diaspora, ku një pjesë e madhe e të cilëve tashmë kanë caktuar ditën e dasmës, kanë rezervuar restorantet dhe kanë zgjedhë muzikën e preferuar.
Dikur dasmat janë zhvilluar ne ditët e caktuara, të enjten apo të dielave, por tash ka ndryshuar pasi që më dasmat nuk bëhen nëpër shtëpi apo shatorë, por ato varen nga restorantet apo hotele se kur janë të lira.
Ne kemi kontaktuar pothuajse me gjithë pronarët e restoranteve në territorin e Luginës, dhe kemi kuptuar se janë 22 restorante e hotele por pa llogaritur ambiente të tjera që janë të përshtatshëm për ahengje, dhe nëse i marrim për bazë këta restorante, atëherë është lehtë e kuptueshme se për një ditë organizohen një apo më shumë dasma për një restorant, që i bie se në një restorant organizohen rreth 40 dasma për një muaj.
Sipas pronarëve të këtyre restoranteve për 60 ditë organizohen rreth 1760 dasma. Nga kjo llogaritje del se në Luginë për dasma harxhohen 9 milion euro.
Menyja për një person, sipas tij, sillet nga 10 deri në 15 euro varësisht nga kërkesa. “Ne mundohemi të kemi mirëkuptim për klientët tanë, por edhe gjendja ekonomike reflektohet dhe në dasma vërehet tek menyja”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi flet edhe për muzikën, të cilën shumicën e herëve e rezervojnë vetë pronarët e dasmës. Çmimi, siç tha ai, për këngëtarë me emër, gjatë kësaj periudhe, sillet rreth 3500 euro, kurse ata që janë më pak të popullarizuar 1000 e 1500 euro, por që konsiderohen më atraktiv sepse këndojnë “tallava”.
“Në Krahasim me vitet tjera këtë vit nuk jemi të kënaqur me shitjen e fustaneve të nusërisë, mendoj që kriza ndikon direkt në “xhepin” e qytetarit”, thotë ai.
Viteve të fundit moda ka ndryshuar, nuset më nuk veshin më shumë se dy herë një fustan, pasi dasmat po organizohen në restorante dhe po ua shohin njerëzit. Megjithatë çmimi për një fustan të bardhë sillet rreth 400 euro, ndërsa i vellos prej 700-1200 euro.
![burme](/source/images/wp-content/uploads/2012/06/burme1.jpg)
![frizura](/source/images/wp-content/uploads/2012/06/frizura.jpg)