Lokale
Hapet pompa e Benzinës “Cuki”, punëson 10 punëtorë
Në kuadër të ndërrmariesë “Cuki Company”, sot në mënyrë solemne është bërë hapja e pompës së benzinës “Cuki”.
Me qindra qytetarë, klientë, biznesmenë, politikanë, sot kishin ardhur që të urojnë pronarin e “Cuki Company” me rastin e hapjes së kësaj pompe.
Drejtori i kësaj kompanie Bekim Salihu, për Titullin tha se, kjo është një nismë e mirë pasi që janë punësuar 10 punëtorë, e mbi të gjitha derivatet e kësaj pike furnizuese posedojnë cilësi.
“Jam shumë i gëzuar por njëkohësisht i emocionuar pasi që sot kemi hapur pompën e benzinës dhe kemi kënaqësinë që sot kemi punësuar 10 punëtor, por mbi të gjitha ju siguroj se kjo pompë do të ketë cilësi, mikpritje dhe natyrisht çmime të volitshme”, thotë Salihu.
Sipas tij, për hapjen e kësaj pike furnizuese me derivate të naftës është dashur të punohet tetë muaj, kurse shuma e investuar ishte rreth 400 mijë euro.
Salihu thotë se nuk do të ndalemi me kaq pasi që do të mundohemi të zgjerojmë kompaninë “Cuki”, duke i ofruar klientëve tanë të gjitha materialet për ndërtim.
Pas inagurimit të këtij investimi kapital, pronari e "Cuki Company", për të pranishmit kishte organizuar edhe një darkë në restaurantin “Breta Palace”, e cila më vonë u shndërrua në një festë të vërtetë dhe zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes me muzikë live.
“Cuki Company” ekziston që nga viti 2001, fillimisht është marrë me shitjen e materialeve ndërtimore, ndërsa pjesë e saj tani është edhe pompa e benzinës. Kjo kompani numëron gjithsejtë 22 punëtorë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!