Nuk i kryejnë obligimet, mbeturinat ja çojnë te dera
Lokale

Nuk i kryejnë obligimet, mbeturinat ja çojnë te dera

27.Feb.2013 22:30
0
Ndërmarrjes publike “Moravica” nga Presheva i ka arritur në adresë, jo një letër, por ca thasë me mbeturina. Disa qytetarë nga Presheva që nuk kanë mundur më të durojnë mospastrimin me kohë të mbeturinave, kishin vendosur që kësaj ndërmarrje t’ia zënë derën me thasë të zi të mbushur me mbeturina. Siç është njoftuar Titulli, qytetarët e pakënaqur me këtë veprim kanë protestuar ndaj udhëheqësve të kësaj ndërmarrje, që sipas tyre nuk i kryen shërbimet me kohë, duke i lënë mbeturinat me javë pa i grumbulluar. Kjo ndërmarrje nga janari i këtij viti ka shtrenjtuar për 20 për qind shërbimet e saj, e që janë grumbullimi i mbeturinave dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Kjo ngritje e çmimeve nuk është shoqëruar edhe me shërbime korrekte ndaj qytetarëve, të cilët shpresojnë të paktën që këta thasë me mbeturina ti kenë tërhequr vëmendjen “Moravicës”./Titulli.com/
Komuna e Medvegjës ndihmon familjet shqiptare
Haradinaj: Nuk u provokua Beogradi me lapidarin e UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration