Lokale
Nuk është Messi nga Barcelona, por Taipi nga Lugina (video)
Një lojtar si ky që ka arritur shumë në karrierën e tij sportive, mirëpo që video e mëposhtme për shumkë mund të thotë se ky djalosh nuk qenka për këtë skuadër, ndoshta një ditë do të luaj në krahë të Messit.
Gjelbrim Taipi është 21 vjeçar, mesfushor-sulmues, luan për KF Wil në Zvicër që garon në Challenge Leaguen (liga e dytë).
Në një video të publikuar me golat, pasimet, aksionet e tij për sezonin 2013/2014 me skuadrën zvicerane si dhe me atë të Kombëtares Shqiptare (U21), Taipi shfaq talentin e tij si në sulm njashtu edhe në mesfushë, në organizimin e lojës.
Ajo që e bënë këtë lojtar më të dalluar është stili i tij i lojës alla Messi. Pasime të shpejta, që nganjëherë topi i nisur nga ai i gjen të papërgatitur edhe bashkëlojtarët e tij.
Skuadra zvicerane në këtë vit të parë duket më se e kënaqur me blerjen e bërë, mirëpo duke e parë profesionalizmin e tij edhe nga zbuluesit e talenteve të futbollit, nuk dihet se për sa gjatë KF Wil do të mund ta mbajë 21 vjeçarin në përbërjen e skuadrës, i cili në këtë sezon tek Wil arriti të shënojë gjashtë gola me shumë pasime e aksione të nisura nga këmbët e tij.
Gjelbrim Taipi nga Tërnoci karrierën e filloi në vendlindje, ndërsa para se të transferohej në skuadrën zvicerane ai luajti për KF Shkëndijën nga Tetova, ku natyrisht la gjurmët e tij.
Lojtari që po shkëlqen në fushë ndoshta një ditë do të luajë me ndonjë nga skuadrat e ligave të para Evropiane.
Nëse Messi do ta shihte këtë video të mëposhtme do t’ia kishte “zili” tërnocasit, ose do të ishte më mirë që t’i propozonte klubit Katalanas që t’ia bënte një ftesë Taipit për ta pasur afër vetes!/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!