“Muzeu i dhunës” në Bujanoc
Lokale

“Muzeu i dhunës” në Bujanoc

03.Jun.2014 21:14
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është hapur ekspozita me emrin „Muzeu i dhunës“, në të cilën janë shfaqur dokumentacionet mjekësore të viktimave të dhunës. Ekspozita është realizuar me ndihmën e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Fondit për Shoqëri të Hapur. ekspozita-bujanocVizitorët e ekspozitës kanë pasur mundësi të shohin incizimet radiologjike, deklaratat, fotografitë dhe raportet mjekësore rreth lëndimeve të cilët viktimat e dhunës e kanë pësuar, pasojë e diskriminimit, dhunës në familje, dhunës moshatare, si dhe dhunës ndaj shoqërive të pakicave dhe grupeve të margjinalizuara. Realizatori i projektit Radojica Bunçiq, i cili është anëtar i organizatës „Kultur Park“, ka ftuar qytetarët dhe të rinjtë nga komuna e Bujanocit që gjatë mbajtjes së ekspozitës t`i dorëzojnë kësaj organizatë të gjitha lëndët dhe dokumentacionet të cilat shprehin në atë se dikur kishin qenë viktima të dhunës, raporton TK. Viktimat e dhunës mund edhe personalisht ti drejtohen kësaj organizate. Ai ka theksuar se njerëzit në të gjitha qytetet e Serbisë, pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti, feje, ngjyre, përkatësisë seksuale etj. i takojnë ballafaqohen me dhunën ose diskriminimin që ushtrohet ndaj tyre dhe ka porositur qytetarët e Bujanocit duhet lirshëm t`i lajmërojnë të gjitha format tjera të dhunës ndaj grave, fëmijëve dhe personave të prekshëm./Titulli.com/
Nuk është Messi nga Barcelona, por Taipi nga Lugina (video)
Qendra për Rehabilitim “Nëna Naile” solidarizohet me familjarët e dëshmorëve të UÇPMB-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration