Kumbaro nga Shqipëria: Kultura shqiptare e Luginës një opus me vlerë
Lokale

Kumbaro nga Shqipëria: Kultura shqiptare e Luginës një opus me vlerë

04.Jun.2014 12:34
0

Një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i kryesuar nga kryetari,  Galip Beqiri kanë qëndruar në një takim pune në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ministrja,  Mirela Kumbaro duke shprehur kënaqësinë për takimin theksoi se ndër përkushtimet e saj është ruajtja dhe kultivimi i kulturës shqiptare jo vetëm mbrenda hapësirës shtetërore, por kudo.

“Kultura shqiptare e Luginës së Preshevës është një opus me shumë vlerë për gjithë shqiptarët dhe se ne jemi të hapur për bashkëpunim”, tha Kumbaro, transmeton Titulli kumtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari  KKSH-së, Galip Beqiri theksoi se ruajtja, kultivimi dhe avancimi i identitetit kombëtar e kulturor është mision për institucionin të cilin e drejton.

“Ne  më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen e shtetit amë dhe kësaj ministrie përkatëse”, deklaroi Beqiri.

Takimi përfundoi me përkushtimin për një bashkpunim edhe më intenziv më të drejtpërdrejt dhe më konkret./Titulli.com/

Samiti “Edukimi për Paqe” në Turqi, mundësi avancimi për mësuesit nga Serbia
Nuk është Messi nga Barcelona, por Taipi nga Lugina (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration