Nuk do t’i vazhdojmë bisedimet me Qeverinë
Lokale

Nuk do t’i vazhdojmë bisedimet me Qeverinë

09.Jan.2014 16:17
0
Lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) Skender Destani ka deklaruar se vendimi 1 janarit për rrjet të ri të gjykatave që Preshevën  e ka lënë vetëm me njësi gjykate, nuk paraqet plotësim të kërkesave të liderëve politik shqiptar, që në Preshevë si dhe në Bujanoc kanë kërkuar të ketë Gjykata themelore dhe prokurori Destani i cili është edhe zëvendës kryetar i komunës së Preshevës, të enjten për agjencinë Beta ka thënë se “njësia gjyqësore në Preshevë nuk paraqet asgjë” dhe se kjo nuk mjafton për të vazhduar dialogu mes liderëve politik shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci me Qeverinë e Serbisë, të cilat u ndërprenë në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka rikujtuar se dialogu u ndërpre pikërisht për Ligjin mbi njësitë e gjykatave dhe selitë e tyre i cili parashihte një Gjykatë Themelore në Bujanoc. “Me rrjetin e ri të gjykatave, në Preshevë ka mbetur vetëm Gjykata për kundërvajtje dhe kjo tregon se qëllimi i prurjes së ligjit ka qenë që Presheva të bëhet bashkësi lokale pasi që të gjitha institucionet po barten në Bujanoc ku jetojnë 40 për qind serb, ndërsa në Preshevë jetojnë vetëm 5 për qind serb dhe për këtë arsye nuk kemi Gjykatë Themelore”, ka vlerësuar Destani./Titulli.com/
Medvegja u zbrazë, në radhë Bujanoci
Liderët e Luginës, letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration