Liderët e Luginës, letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Lokale

Liderët e Luginës, letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë

08.Jan.2014 21:07
0
Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në pragë të përfundimit të vitit të kaluar i kanë dërguar disa rekomandime Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, siç ka mësuar TV Spektri këto rekomandime kanë kaluar të gjitha procedurat në Komisionin për politikë të jashtme të kësaj ministrie edhe se do të jenë një uverturë për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës të paralajmëruar për të shtunën më 11 janar të këtij viti në qytetin e Prizrenit. Në këtë dokument, pasi është dhënë një përshkrim i shkurtër mbi Luginën e Preshevës jepen rekomandime për mënyrën se si duhet të avancohet çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, përfshirë edhe ndihmat financiare që do të ishin të domosdoshme nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për rimëkëmbjen e këtij rajoni. Nëntë liderët politik shqiptarë të Luginës të cilët janë nënshkrues të këtij dokumenti, iu kanë drejtuar Ministrisë shqiptare me kërkesa konkrete si në fushën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik. Përveç rekomandimeve të mësipërme, këta lider të cilët janë edhe pjesë të delegacionit për bisedime me Beogradin, kanë kërkuar nga shteti shqiptarë që të mbështesë projektet për të rinj, projekte të OJQ-ve vendore, përkrahje të projekteve të Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara dhe projekte të tjera. Përmes këtij dokumenti Tirana zyrtare është njoftuar edhe për shqetësimin e banorëve të këtyre komunave në Serbi. “Situata aktuale në të cilën jetojnë shqiptarët e këtyre komunave mbetet edhe më tej e vështirë, ajo ndikon që një numër i madh të rinjve nga këto komuna, në kërkim të jetës më të rehatshme, të largohen për në vendet e BE-së. Proces ky që dukshëm mund të dëmtojë bërthamën kombëtare shqiptare në Luginë të Preshevës, ndërsa, në Bujanoc, mund të sjellë edhe ndryshimin e balanceve etnike në favor të serbëve”, shkruhen në këtë letër, pjesë të cilat i transmeton portali Titulli. Liderët politikë të Bujanocit dhe Preshevës kërkojnë nga shteti shqiptarë, në kuadër të mundësive të veta të bashkëpunimit rajonal të nxisë shqyrtimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në organizmat ndërkombëtarë dhe ata rajonal (OSBE, KE, Parlamentin Europian, komisionet përkatës e të OKB-së për të drejtat e njeriut) por, edhe të shqyrtojë mundësinë e ndihmës në financimin e  projekteve në fushat e mësipërme. /Titulli.com/
Nuk do t’i vazhdojmë bisedimet me Qeverinë
Gjykata e Preshevës nën juridiksion të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration