Një tetori, afati i fundit për asfaltimin e rrugës Tërnoc-Breznicë (foto)
Lokale

Një tetori, afati i fundit për asfaltimin e rrugës Tërnoc-Breznicë (foto)

25.Sep.2013 17:25
0
Rruga që lidhë qytetin e Bujanocit përmes Tërnocit e deri në Breznicë me një gjatësi prej rreth 6 kilometrave pritet të përfundohet deri më 1 tetor. Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti i ka thënë portalit informativ Titulli.com se është dakorduar me punëkryesinë, kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva, që sa më shpejt të përfundohen punimet në këtë rrugë që do të jetë e tretë me asfalt që do të kenë qytetarët e komunës së Bujanocit për të udhëtuar drejt Kosovës. [caption id="attachment_34878" align="aligncenter" width="640"]Gjatë punimeve në rrugën Tërnoc-Breznicë Gjatë përgatitjeve për asfaltim në rrugën Tërnoc-Breznicë[/caption] Haliti së bashku me përfaqësuesit e CIP-it nga Beogradi që janë mbikëqyrës të këtyre punimeve, të martën kanë inspektuar punimet dhe kanë parë se punët janë duke ecur sipas dinamikës së paraparë. Drejtori potencon se ndërmarrja që ai drejton pas një periudhe do të vendosë edhe rrjeta për të shmangur rrëzimin e gurëve dhe shembjes së dheut në korsin e rrugës. [caption id="attachment_90149" align="aligncenter" width="640"]Gjatë inaugurimit të tre kilometrave të para të rrugës Tërnoc-Breznicë (tetor, 2012) Gjatë inaugurimit të tre kilometrave të para të rrugës Tërnoc-Breznicë (tetor, 2012)[/caption] Rruga Tërnoc-Breznicë ka një gjatësi rreth 6 kilometra. Gjysma e kësaj rruge është asfaltuar në tetor të vitit të kaluar, derisa pjesa tjetër, siç tha Haliti do të asfaltohet deri më 1 tetor të këtij viti. Vlen të ceket se kostoja e përgjithshme e kësaj rruge është 105 milion dinar së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar./Titulli.com/
Bujanoci fiton mjete për zhvillimin e komunës
Lagja afër varrezave në Miratocë me rrugë të shtruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration