Bujanoci fiton mjete për zhvillimin e komunës
Lokale

Bujanoci fiton mjete për zhvillimin e komunës

25.Sep.2013 17:45
0
Komuna e Bujanocit të mërkurën ka nënshkruar kontratën me Zyrën për Zhvillim të Qëndrueshëm të Trevave me zhvillim të ulët, pranë Qeverisë së Serbisë,  për ndarjen e mjeteve për hartimin e dokumentacioneve projektuese për vitin 2013. Nënshkrimin e këtij dokumenti në emër të komunës së Bujanocit e ka bërë kryetari, Nagip Arifi, i cili këtë akt e ka cilësuar si një përfitim të administratës lokale në vazhdën e punës dhe aktiviteteve për sigurimin e mjeteve shtesë në drejtim të rrumbullakimit të dokumentacioneve projektuese  që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës, sidomos në aspektin infrastrukturor. “Edhe pse ka qenë një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe komuna jonë ka arritur që në mesin e shumë aplikacioneve nga komunat tjera të përzgjidhet si fituese i kësaj ndihme financiare”, është shprehur Arifi, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i kabinetit të kryetarit. Nagip-Arifi-1 Kontrata parasheh destinimin e mjeteve në pozicione të ndryshme për hartimin e dokumentacioneve me anë të së cilave do të bëhet i mundur konkurrimi në sfera të llojllojshme dhe në instanca të ndryshme, qofshin ato shtetërore apo ndërkombëtare. Në njoftim e shërbimit për informim të kryetarit nuk bëhet e ditur shuma të cilën me këtë rast kjo komunë ka arrit ta përfitojë. Administrata e Bujanocit shquhet për hartimin efikas të projekt programeve me anë të së cilëve janë siguruar donacione përmes së cilave kanë  përfituar vendbanime të ndryshme./Titulli.com/
Qeveria Rama do të kujdeset për studentët dhe investimet në Luginë
Një tetori, afati i fundit për asfaltimin e rrugës Tërnoc-Breznicë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration