Një pjesë e qytetit në Bujanoc pa rrymë, sot pritet kthimi në gjendjen normale
Lokale

Një pjesë e qytetit në Bujanoc pa rrymë, sot pritet kthimi në gjendjen normale

14.Oct.2020 07:56
0

Një pjesë e madhe e qytetit të Bujanocit është pa rrymë elektrike edhe gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

Sipas njoftimit të njësisë së elektrodistribucionit në Vrajë po bëhen punime në zëvendësimin e kabllove të dëmtuara.

"Për shkak të prishjes së kabllit 10 KW që furnizon me energji elektrike përdoruesit në qendër të Bujanocit, jemi të detyruar të zëvendësojmë urgjentisht seksionin e linjës kabllovike 10 kV në gjatësi prej 70 m në qendër të qytetit, në rrugën TS 10 / 0.4, "Beograddska" -TS 10 / 0.4 "Qendra", thuhet në njoftimit  e njësisë së elektrodistribucionit në Vrajë.

Në bazë të këtij njoftimi punimet në gërmimin e hendekut dhe vendosjen e kabllit do të kryhen të mërkurën më 14 Tetor.

Njësia e elektrodistribucionit në Vrajë njofton gjithashtu se pas ndërrimit të kabllit do të kthehet terreni për furnizimin me energji elektrike në gjendjen normale./Titulli.com/

 

Zhvendosen refugjatë nga Sombori në Bujanoc, në Preshevë ishin sjellur 300
Apple prezanton 4 modele të reja të iPhone
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration