Apple prezanton 4 modele të reja të iPhone
Shkencë dhe teknologji

Apple prezanton 4 modele të reja të iPhone

14.Oct.2020 08:25
0

iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max janë maksimumi që Apple mund të ofrojë

Në aktivitetin e shumëpritur të Apple ditën e Marte, kompania prezantoi disa telefonë të rinj por dy tërhoqën më së shumti vëmendjen: modeli 999 dollarësh iPhone 12 Pro dhe 1,099 dollarë iPhone 12 Pro Max.

Telefonët e rinj me ekrane OLED Retina XDR, procesorë A14 Bionic, xham me mbulesë qeramike, skanerë LiDAR dhe teknologji 5G janë maksimumi që Apple mund të ofrojë.

iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max dalin në shitje në tre konfigurime: 128GB , 256GB dhe 512GB dhe katër ngjyra: grafit, argjendtë, artë dhe blu.

5G-ja padyshim do të jetë në prej arsyeve që do të shtyjnë konsumatorët të blejnë një iPhone të ri sepse sjell internet më të shpejtë, cilësi më të lartë dhe eksperiencë më të mirë gaming.

Në SHBA Apple tha se iPhone e rinj mund të arrijnë shpejtësi deri në 4Gbps edhe në zona me popullsi të lartë. Në brendësi të tyre gjendet një çip A14 Bionic me 16 bërthama neurale dhe 80% më shumë performancë në machine learning sipas Apple.

Ky procesor mund të realizojë përllogaritje prej 1 trilionë çdo sekondë. Në pamjen e jashtme modelet e reja të iPhone kanë ndryshuar gjithashtu.

Modeli 6.1-inç iPhone 12 Pro dhe 6.7-inç iPhone 12 Pro Max kanë ekran pa skaje OLED të rrafshët. Skajet me forma më të prera i japin iPhone një pamje klasike.

Në modelin Pro Max ku ekrani është më i madh Apple thotë se ka paketuar 3.5 milionë pikselë. Pjesa e pasme e këtyre modeleve është xham mat ndërsa korniza është prej çeliku.

Apple foli për një mburojë qeramike e mbivendosur në ekranin e iPhone 12 dhe që duhet ta mbrojë telefonin nga dëmtimet deri në 4 herë më shumë krahasuar me iPhone 12 Pro.

iPhone 12 Pro është rezistent ndaj uji në thellësinë 6 metër për 30 minuta falë certifikimit IP68. Një arsye tjetër pse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë më tepër me modelet Pro është sistemi i kamerave.

Procesori dhe kamerat
Falë procesori A14 Bionic, Apple solli një format të ri “Apple ProRAW” për fotografët profesionistë ku imazhi ruan aftësi edituese. Konkretisht përdoruesit kanë më shumë kontroll mbi ngjyrat, detaje dhe rangun dinamik të imazhit në iPhone.

Sensori kryesor ka një lente me 7 elementë dhe hapje f/1.6 duke rritur ndjeshëm performancën në dritë të pakët. Kamera me kënd super të gjerë (ultrawide) ka fushëpamje prej 12 gradë, ajo telefoto gjatësi fokale prej 52mm dhe zmadhim optik 4x.

iPhone 12 Pro Max ka sensor 47% më të madh duke përmirësuar performancën në dritë të paktë me 87%. Gjithashtu kamera telefoto në këtë variant ka gjatësi fokale prej 65mm dhe zmadhim optik 5x.

Night Mode është zgjeruar edhe në kamerat ultrawide dhe modalitetet Night Mode dhe Time-lapse premtojnë më shumë detaje. Teknologjia Deep Fusion është më e shpejtë.

Në regjistrimin e videove modelet e reja ofrojnë video HDR me Dolby Vision deri në 60fps dhe stabilizim optik. Risi është skaneri LiDAR i cili ka një rol për të luajtur në realitetin e shtuar.

Përveç kësaj ky skaner mund të rrisë performancën e autofokusit në dritë të paktë me 6 herë. Një risi për iPhone 12 është edhe teknologjia MagSafe ku përdoruesit mund të karikojnë telefonin përmes wireless apo të përdorin aksesorët magnetikë.

Apple do të shesë një karikues MagSafe, një këllëf silikoni dhe një lëkure. Karikuesi MagSafe Duo i aftë të karikojë njëherazi iPhone dhe Apple Watch debuton në javët në vijim.

Porositë për iPhone 12 Pro fillojnë më 16 Tetor dhe shitjet më 23 Tetor. Për iPhone 12 Pro Max porositë nisin më 6 Nëntor dhe shitjet më 13 Nëntor. /PCWorld Albanian

Një pjesë e qytetit në Bujanoc pa rrymë, sot pritet kthimi në gjendjen normale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration