Nishani takoi Zoran Stankoviqin, aktivitete të përbashkëta në të ardhmen
Lokale

Nishani takoi Zoran Stankoviqin, aktivitete të përbashkëta në të ardhmen

07.Mar.2017 21:59
0
Presidenti shqiptarë, Bujar Nishani gjatë vizitës në Bujanoc takoi edhe kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankovq dhe zëvendës kyetarin e komunës së Bujanocit, Stojanqa Arsiq.

“Unë, në emër të qeverisë e kam pritur presidentin Nishani dhe besojmë se kjo mund të ndikojë për të mirë tek të gjithë qytetarët dhe nuk ka asgjë për t’u befasuar”, thotë Zoran Stankovic, Zyra për Jugun në Qeverinë e Serbisë.

Stankoviq tha se e ka pritur Nishanin në vijën administrative në Konçul ku ka biseduar disa minuta duke i uruar mirëseardhje në shtetin e Serbisë.

“ Ne presim një mirëkuptim mes nesh në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë në zgjidhjen e problemeve kryesisht për librat dhe problemet tjera që kemi”, është shprehur Stankoviq. 

Ai shpreson që vizita do të mundësojë aktivitete të përbashkëta në përmirësimin e kushteve në arsim, kulturë dhe fushën ekonomike.

Gjatë vizitës së Bujar Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë, Zoran Stankoviq e ka shoqëruar në aktivitetet e planifikuara dhe të organizuar për nderë të festës së ditës së mësuesit./Titulli.com/

Nishani në Preshevë: Të ecin përpara, duke respektuar njëri-tjetrin
Nishani: Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë të rëndësishme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration