Nishani në Preshevë: Të ecin përpara, duke respektuar njëri-tjetrin
Lokale

Nishani në Preshevë: Të ecin përpara, duke respektuar njëri-tjetrin

07.Mar.2017 21:04
0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Kulturës "Krashnica" në Preshevë, porositi se "Shqipëria përkrahë dhe vlerëson përgjegjësimin në parashtrimin e kërkesave për zgjidhje të cilat ndikojnë në përmirësimin në jetën e qytetarëve të Luginës së Preshevës".

“Shqipëria së pari është e obliguar, por dëshiroj edhe t’u garantoj se është e interesuar gjithashtu për çdo shqiptar kudo ku ai jeton në botë. Ky është një detyrim kushtetues për çdo përfaqësues të shtetit shqiptar dhe institucioni i shtetit shqiptar. Ju garantoj se jemi me mëndje dhe me zemër çdo ditë pranë jush, e duhet të jemi edhe më shumë praktikisht afër jush”, deklaroi Nishani.

Nishani porositi se Shqipëria do të përkrahë dhe do të ndihmojë Luginën e Preshevës në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor e të gjitha zonave të banuara me shqiptarë me të njëjtat standarde me zonat e tjera të Serbisë, përfshirë edhe siç theksoi ai, respektimin e simboleve kombëtare shqiptare, njehsimin e diplomave të të rinjve të Luginës që diplomohen në universitetet e Shqipërisë.

“Respektimi i të drejtave të pakicave dhe atyre kulturore është vlerë e shtuar për shtetin ku jetojmë. Duhet të kuptojmë se pakicat janë urat më të mira lidhëse përmes shteteve dhe kombeve të rajonit tonë”, theksoi ai.

Kryetari i komunës së Preshevës, shqiprim Arifi tha se vizita historike e Presidentit Nishani është për t’i kontribuar pikërisht këtij procesi, është për të unifikuar popullin shqipëtar të Preshevës, është për të dhënë shpresë, është për të dëshmuar qasjen proaktive të Republikës së Shqipërisë kundrejt Luginës.

"Më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë time që me rastin e 130 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe, të falënderoj presidentin Nishani me bashkëpunëtorët dhe stafin e tij, për vizitën historike që po ia bën sot Luginës së Preshevës", theksoi Arifi.

Bujar Nishani në vijim të adresimit të tij para qytetarëve të Preshevës, tha se rajoni i Ballkanit ka kaluar vite të vështira të cilat kanë lënë edhe pasoja të mëdha tek të gjithë popujt e këtij rajoni.

Ai porositi se është koha që të gjithë këto popuj që jetojnë në rajon të ecin përpara, duke respektuar njëri-tjetrin, gjë e cila është kontribut për një të ardhme të mirë të popujve të rajonit.

“Ne si shqiptarë kudo që jetojmë në Ballkan e kemi të qartë se rruga jonë e vetme është të jemi të gjithë pjesë e Bashkimit Evropian, kësaj familje të madhe ku jo vetëm e ka origjinën kombi shqiptar, por atje ku e ka vendin dhe destinacionin e tij përfundimtar. Mirëpo, respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare dhe atyre kulturore kudo që ndodhen është vlerë e shtuar për shtetin ku jetojmë. Duhet të kuptojmë se pakicat janë urat më të mira lidhëse përmes shteteve dhe kombeve të rajonit tonë”, deklaroi Nishani.

 

Nishani në Bujanoc: Kjo është tokë kreshnike, të ruajmë identitetin kombëtar (foto&video)
Nishani takoi Zoran Stankoviqin, aktivitete të përbashkëta në të ardhmen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration