Konçul, Merdare: Tre të arrestuar, kapen me rreth 20 kg marihuanë
Lokale

Konçul, Merdare: Tre të arrestuar, kapen me rreth 20 kg marihuanë

23.Mar.2014 13:49
0
Policia e Kosovës përmes një kumtese njofton se sot në pikën kufitare Dheu i Bardhë-Konçul rreth orës 08:00, është ndaluar një veturë mercedes në të cilën kishte qenë drejtuesi S. B. i lindur më 1977 me kombësi turke.
Pas kontrollit të veturës janë gjetur 17 paketime substancë narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 10 kg e 177.8 g. Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim te Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, të dyshuarit i është lëshuar vendimi mbi ndalim prej 48 orëve. Po ashtu, më 22.03.2014 rreth orës 08:00, sipas Policisë së Kosovës pikën kufitare në Merdare ka ndaluar një autobus në të cilin gjeti në një çantë ishin gjendur 19 paketime substance narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuane me peshë të përgjithshme 10 kg e 566. 3g. Substanca narkotike ka qenë ne pronësi të personit të dyshuar H. M. lindur më 1977 me dyshtetësi (kosovare dhe serbe), i cili ka qenë në autobus dhe është arrestuar nga policia. Më vonë rreth orës 12:00, nën dyshimin për përfshirje në rastin e njëjtë është arrestuar edhe personi G. G. lindur më 1990 shtetas i Kosovës./Titulli.com/ (Foto: ilustrim)
Nisë manifestimi “Flakadani Karadakut 2014” – kujtohet komandant Mjekra (video)
Karaçeva e Breznica, fshatrat e kontrabandës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration