Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën
Nuk duhet lejuar që shqiptarët nën Serbi të humbin me dhunë vendet e veta dhe ato të asimilohen, ndërsa serbët në Kosovë të favorizohen si popull i dërguar gjoja nga zotit në tokë! Kjo nuk shkon. Kërkohet ndalim dhe futje në veprim i të njëjtave principe. Nëse Serbia e donë Asociacionin serb, dhe Kosova duhet të kërkon Asociacionin shqiptar në Luginë me të njëjtat kompetenca dhe të drejta. Asgjë kundër barazisë. Në të kundërtën do të jetë shumë rëndë dhe trojet shqiptare në Luginën e Preshevës veç do të serbizohen. Këtë nuk duhet lejuar. Mos futja e këtij parimi ndërkombëtar në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Serbi është çështje shumë e rëndë për Republikën dhe kombin. Rrugë tjetër nuk ka për ta ruajtur vendin.
Populli shqiptar nuk eshte popull i dorës se dyte përball atij serb! Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do te vazhdoje ketë muaj ne Bruksel. Tash janë duke u marr mendimet e palëve dhe ne tavoline do te jene disa çështje te dëmshme për Kosovën. Përveç çështjeve te zbatimit te marrëveshjeve te arritura deri tash, si energjia elektrike, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve, sikundër edhe marrëveshjet tjera, do te paraqiten disa tema: Së pari është Asociacioni me një kombinim të kompetencave që në fund është një autonomi e zgjeruar për minoritetin serb në Kosovë. Së dyti, manastiret dhe kishat serbe do të paraqiten për diskutim për të fituar gjerësi të kompetencave. Së treti, në Asociacion do të kërkohet të futen edhe komuna jo serbe, si Mamusha dhe disa komuna serbe, brenda Kosovës.
Me këto tema do të insiston BE-ja. Për këto çështje e ka marr edhe pajtimin BE nga Serbia. Nga Kosova nuk ka të dhëna se çka është kërkuar që të dialogohet si tema kryesore. Është theksuar gjetja e të zhdukurve, reparacioni dhe dëmshpërblimi, rikthimi i mjeteve të plaçkitura dhe përgjegjësia penale për dhunë dhe gjenocid. Sa do të mbahen këto nuk dihet! As dje dhe as sot nuk u deklaruan nga Qeveria çështjet që u diskutuan me z.Palmer dhe z. Lajcak në Prishtinë. Mirëpo, në dialogim, nëse quhet kështu, do të dalin temat e dëmshme. Kundër kësaj është dhe duhet të futet e reciprociteti si parim në marrëdhëniet me palën serbe, respektivisht shtetin serb. Kundruall Asociacionit serb kërkohet të futet domosdo Asociacioni shqiptar në Luginën e Preshevës.
Është e domosdoshme të bëhet ky barazim. Në të kundërtën dalin çështjet imponuese dhe tepër të pa barabarta midis Kosovës dhe Serbisë. Thjeshtë dalin shqiptarët në popull të pa rëndësishëm dhe të cilin duhet shtypur, mos edhe asimiluar. Kosova e ka mundësinë për të ndaluar këtë pabarazi dhe veprimtari të dëmshme. Gjithashtu është anomali të shkohet dhe të diskutohet për qarkullim dhe energji, ndërsa mos të diskutohet për reparacione dhe dëmet e luftës, sikundër edhe për përdhunimet dhe dhunën e bërë gjenocidiale nga shteti serb mbi shqiptarët. Nuk ka tema më të rëndësishme se këto. Dhuna dhe përdhunimet nuk guxojnë të tejkalojnë pa përgjegjësi. Dëmet e bëra kërkohet të kompensohen. E njerëzit e zhdukur duhet të gjenden. Nuk asgjë që krahasohet me këto tema. Çdo kush që ju ikë këtyre çështjeve është në kundërshtim me popullin dhe natyrisht edhe me Republikën. Populli shqiptar nuk është popull i pavlerë dhe i dorës së dytë.
Shkruar nga Muhamet Kelmendi, analist