Këshilli Kombëtar Shqiptar:  Dialog për autonomi e status special në Luginë të Preshevës
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Dialog për autonomi e status special në Luginë të Preshevës

03.Jun.2021 10:31
0
Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Social, Gordana Çomiq, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafi ka kërkuar që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.
 
Postimi i tij në Facebook: 
 
Në prani të përfaqësuesve të OSBE-së dhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kërkova të trajtohen përfshirja e plotë e shqiptarëve në institucionet publike e republikane; Revitalizimin ekonomik; Realizimin e të drejtës në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit; Ndërprerjen e përndjekjes së ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar; Decentralizimin në gjyqësi me Gjykatën themelore dhe kundërvajtjeje së bashku me prokurorit përkatëse në Preshevë dhe Bujanoc; Institucionet e ligjzbatimit sipas kompozicionit etnik të strukturës së popullsisë për arritjen e sigurisë së plotë në rajon; Arsim (kompletimi i teksteve mësimore për filloristët dhe fillimi për gjimnazistët, çështja e diplomave, trajnimi dhe licencimi i mësimdhënësve), kulturë (absorbimi i fondeve publike dhe krijimi i përmbajtjeve për promovim identitetit kulturor) dhe informim (përmes transmetuesit publik dhe mundësimin e absorbimit të fondeve nga mediat e Luginës); vizion në shëndetësi dhe masa në sigurim social; janë urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.
 
Regjistrimi i popullsisë në tetorin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet për regjistrim edhe elektronik.
Të pranuarit e ekzistimit problemeve dhe diskriminimit edhe mund të nxit ndërmjetësimin e znj. Çomiq për krijimin e hapësirës së nevojshme për implementimin e masave të domosdoshme e urgjente. Edhe pse prezenca në kabinet qeveritar të ministrit z. Vulin me qëndrimet raciste e ksenofobe, tregon për mungesën e kapaciteteve demokratike.
 
Megjithatë, dialogu tashmë për tetë vite është bllokuar nga Qeveria e Serbisë me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës. Në këtë mënyrë ka refuzuar të përmbush obligimet nga "Plani 7 pikësh".
Dialogu nuk mund pafundësisht të evitohet.
 
Dialog për të drejtat individuale dhe kolektive, të drejta për barazi e drejtësi, barazi për më shumë liri, liri për autonomi e status special.
Mitroviq: Shqiptarët janë larguar nga Bujanoci, shembull bashkësia e Zarbincës
Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration