Në Serbi janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë njerëz (video)
Lokale

Në Serbi janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë njerëz (video)

13.Mar.2021 08:48
0

Serbia do të mbyllë të gjitha dyqanet, lokalet dhe restorantet gjatë fundjavës, ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve të koronavirusit.

Fillimisht kjo masë hyn në fuqi të premten të mbrëmje dhe do të zgjasë deri të hënën. Autoritetet do të vendosin më pas se si do të veprojnë, thanë zyrtarët.

Serbia ka regjistruar më shumë se 4 mijë infeksione të reja çdo ditë, gjatë javës së kaluar dhe mjekët kanë paralajmëruar që spitalet po mbushen me shpejtësi dhe se stafi mjekësor është rraskapitur pas një viti pandemie.

Deri tani në Serbi janë vaksinuar më shumë se 1.5 milionë njerëz, me të paktën një doze. Autoritetet kanë përdorur edhe vaksinën ruse dhe atë të Kinës.

Si po bëhet vaksinimi i serbëve të Kosovës në Serbi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration