Në Preshevë dhe Bujanoc pritet sot të nis vaksinimi kundër Covid-19
Në komunë e Preshevës dhe Bujanocit pritet të arrijnë vaksinat e para anti-COVID-19, që janë siguruar nga kompania Pfizer Biontech.
Lajmi për këtë është konfirmuar edhe nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, përcjell INA.
Sipas tij, të parët që do të vaksinohen do të jenë personeli mjekësor i shtëpisë së shëndetit.
“Ditën e premte, shtëpia e shëndetit në Preshevë do të pajiset me vaksinat antiCovid nga kompania Pfizer Biontech. Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, stafi mjeksor ka prioritet për vaksinim kundër Covid-19, ndaj me dozat e para të arritura do të fillojë vaksinimi i stafit mjeksorë në Preshevë”, theksoi Salihu.
Gjithashtu edhe nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc mësohet se vaksinat do të arrijnë sotë dhe pritet të fillojë vaksinimi i personelit mjekësorë./Titulli.com/