Lokale
Në Preshevë arrestohet kryepolici i Loznicës - Slavisha Mitrovic
Policë janë të obliguar të luftojnë kundër fenomeneve negative, por ka nga ta që me një këmbë janë në detyrë dhe me tjetrën në kriminalitet . Kështu ka ndodhur me Komandanti disa vjeçar i policisë në Loznic Slavisha Mitrovic , i cili të hënën në mëngjes është arrestuar në Preshevë, përderisa më furgonin e tij po transportonte 34 azilkërkues,transmeton tvp.
Komandanti disa vjeçar i policisë në Loznic Slavisha Mitrovic, i cili ndërkohë është transferuar si ndihmës komandant i policisë në Krupnjë, të hënën në mëngjes është arrestuar në Preshevë , dhe iu është urdhëruar arrest prej 48 orësh kanë konfirmuar organet e policisë. Mitrovic është ndaluar duke transportuar një grup azilkërkuesish , të cilët kishin hyrë në serbi për mes Maqedonisë.
Detaje të tjera, deri tani nuk janë publikuar, por është e sigurtë se i dyshuari po ngiste fërgonin në të cilën ishin 34 azilkërkues të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend, duke tentuar që për mes këtij aksioni sa më shpejt që ata të arrijnë në adresën e dëshiruar në Serbia, dhe më pas për të shkuar në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Mitrovic, sipas dëshmitarëve ka qenë i shokuar kur i kanë thënë se do të arrestohet dhe madje akuzohet për trafikim, ai menjëherë ka tentuar që ti ikë nga dora policisë.
Për veç trafikimit me njerëz , Mitrovic do të duhet të përgjigjet edhe për akuza të tjera , të cilat siç thuhet i kanë përgatitur kolegët e tij, të cilët kanë punuar në këtë drejtim tashmë gjysmë viti.
Sipas burimeve të së përditshme Novosti, kjo nuk është hera e pare e azilkërkuesve që kanë marshuar drejt Serbisë nën dirigjimin e organeve të policisë.
Kjo nuk ka qenë e lehtë të bëhet, nëse aktorët nuk do të kishin lidhje me vendet ku nuk është dashur të jetë, dhe kështu ata të cilët janë të obliguar të luftojnë kundër këtij fenomeni kanë qenë me një këmbë në detyrë dhe me tjetrën në kriminalitet kanë thënë njerëzit e biznesit.
Arrestimi i Mitrovicit sipas banorëve do të kontribuojë në shpalosjen e kriminelëve, që më parë ka qenë nën hije dhe tani më gjithçka do të dalë në dritë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!