Nga pagesa e autostradës në Preshevë grumbullohen 6 milion euro për 2017
Lokale

Nga pagesa e autostradës në Preshevë grumbullohen 6 milion euro për 2017

25.Feb.2019 11:55
0

Përmes komunave Bujanoc dhe Preshevë kalon korridori 10 dhe hekurudha që lidh Serbinë me Selanikun në Greqi e vendet tjera aziatike dhe anasjelltas ndërsa të mirat e pagesës së autostradës nuk i shfrytëzojnë komunat e përmendura shqiptare.

Sipas statistikave nga ndërmarrja publike “Putevi Srbije” gjatë vitit 2017 pikë kalimin e pagesës së autostradës në Preshevë e kanë kaluar rreth 6.5 milion  automjete të klasifikuara në katër kategori, shkruan Titulli.com.

 Të njëjtat të dhëna tregojnë se në pikë pagesat e autostradës gjatë kalimeve të automjeteve për vitin 2017 nga Nishi deri në Preshevë, janë grumbulluar rreth 6 milion e 100 mijë euro, raporton Titulli.com.

Sami Salihu, kryetar I kuvendit komunal të komunës së Preshevës ka thënë se Lugina s’ka përfituar nga ky buxheti i grumbulluar I  autostradës edhe pse gjeografikisht kalon përmes këtij rajoni.

Sipas Salihu kjo është si rezultat i politikave diskriminuese dhe të centralizuara të Beogradit që komunat Preshevë dhe Bujanoc nuk kanë pasur përfitime nga korridori 10.

Pagesat e autostradës bëjnë pjesë në kapitalin e transportit ndërkombëtar të Serbisë dhe janë të rëndësisë nacionale në Serbi ndërsa mjetet e grumbulluara shkojnë në buxhetin republikan./Titulli.com/

Koordinatori i Kosovës Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration