Koordinatori i Kosovës Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Luginën
Rexhep Hoti me bashkëpunëtorë ka qëndruar në komunat Bujanoc dhe Preshevë dhe ka realizuar takime me përfaqësues institucional dhe politik.
Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e komunës së Preshevës, Sqhiprim Arifi.
Rexhep Hoti është shprehur se institucionet kosovare në fokus do të kenë nxënësit dhe se është përshtypje e jashtëzakonshme që të vish dhe tu japësh mbështetjen e merituar shqiptarëve që jetojnë këtu.
“Programi në fjalë nënkupton bashkëpunimin në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit dhe u dedikohet ekskluzivisht nxënësve. Dija, kreativiteti kulturor dhe mendimi kritik dhe sporti janë 3 shtyllat kryesore të këtij program”, ka shkruar Kamberi.
Ndërsa kryetari I komunës së Preshevës ka thënë se ditëve në vijim do të informohen edhe drejtuesit e institucioneve arsimore komunale që të bëhet koordinim i mirë sa i përket pjesëmarrjes në këto aktivitete në Kosovë.
Ky bashkëpunim parasheh pjesëmarrjen e nxënësve nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në garat të cilat organizohen nga Ministria për Kulturë , Rini dhe sport e Kosovës./Titulli.com/