Në Mutivodë, vetëm me dokumente serbe
Lokale

Në Mutivodë, vetëm me dokumente serbe

04.Mar.2013 21:14
0
[caption id="attachment_42592" align="alignleft" width="259"]Foto ilustruese Foto ilustruese[/caption] Në kalimin kufitar në Mutivod me Medvegjën, edhe pse ka hyrë në zbatim marrëveshja për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM) nuk mund të kalojnë të gjithë qytetarët. Siç ka mësuar Titulli, ky vendkalim është specifikë pasi mund të shfrytëzohet vetëm nga qytetarët që posedojnë dokumente identifikimi të Serbisë. Praktikisht nga Kosova në komunën e Medvegjës (Serbi) mund të kalojnë vetëm qytetarët me dokumente serbe. Përveç kësaj në këtë pikë kalimi nuk mund të hyjnë mallrat në Serbi, ndërsa nuk është vendosur edhe shërbimi për pagesën e sigurimit të automjeteve. Kurse, për të hyrë në Kosovë nuk ka ndonjë kufizim. Pala kosovare lejon hyrjen në Republikën e Kosovës me dokumentacione identifikimi të Kosovës, por edhe të Serbisë. Organizimi në pjesën e Kosovës është më i mirë pasi në atë pjesë është vendosur edhe shërbimi për pagesën e sigurimit, i cili shërben qytetarët që nga Serbia hynë në Kosovë e janë të detyruar që të paguajnë sigurimin e automjetit prej 20 euro për shtatë ditë. Zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit (IBM) më Mutivod - Medvegjë dhe Muçibabë - Preshevë, ka filluar në ditën e fundit të muajit shkurt./Titulli.com/
RD dënon dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni
Bujanoci e Presheva, “samo na srpskom”!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration