Lokale
Bujanoci e Presheva, “samo na srpskom”!
Edhe përkundër se me ligj në Serbi është e lejuar të përdoret dy gjuhësia, si duket kjo nuk vlen për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë
Në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni, edhe pse duhet të jetë edhe gjuha shqipe, aty figuron vetëm gjuha serbe, madje ajo nuk është freskuar edhe pse ka pasur ndryshim në udhëheqësin e saj.
Administratorët si duket “nuk janë të informuar” se në këtë institucion janë bërë ndërrime të udhëheqësisë, pasi që për ata është ende drejtor Burhan Halili, dhe jo drejtoresha e tanishme, Lela Jovanoviq, raporton Titulli.
Situatë e ngjashme është edhe në Preshevë, pasi që faqja zyrtare e kësaj shtëpie shëndeti është vetëm në gjuhën serbe.
Në shumë ndërmarrje dhe administratë të këtyre komunave pjesërisht aplikohet dygjuhësia, pasi janë raportuar raste edhe për mospërfilljen e kësaj të drejte të garantuar me ligj./Titulli.com/
Kliko për të hapur faqen e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc
Kliko për të hapur faqen e shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!