"...Ne jemi të fjalës , e jo të punës, 2.000 vende të punës mbesin premtime të rrugës"
Vend pa vend dhe pa mend!!! Kërkoj të takoj njerëz të ndryshëm, por kë më thoni ju ?? Injoranti të shet mend dhe i paafti të del me i aftë se vetë aftësia.
Shkruan: Egzon Lakna
Në këtë vend, ku nxehtësia e nervave tejkalon dhe nxehtësinë e kohës. Ku lypsarët të vijnë te hunda dhe paraja ka humbur në drejtim të paditur. Ku buka në dyqan është bërë me listë dhe punësimi për familjarët është bërë pa listë.
Ku politika gërthet, shan dhe ofendon, një popull që gjithnjë e voton. Ku kulmi i kulmeve është hipokrizia dhe njerëzit përlahen e përlahen dhe s'dinë se për cfarë po përlahen. Ku kërcet asfallti, e rritet pazari dhe në televizionë të del vetëm i madhi.
Ku idiotet hidhen dhe s'përdridhen dhe të ndershmit mezi shihen. Ku i forti tregon forcën dhe i dobti gjithnjë e ul kokën. Kemi firma e kompani ku paratë e punës duhet me i marr me kredi.
Ku kohën t'a humbin si të ishte ujë dhe shpenzimet të shumfishohen pa bërë asnjë rrëmujë. Ku papunësia ka arrit në pa limit e njerëzit e thjeshtë që presin për të jetuar një ditë.
Ku pushteti dhe politika janë bërë rrumpallë, ku për të ndjerët që ikin nga kjo botë nuk ka nderim, por vetëm nëpërkëmbje, poshtërim dhe disfatë.
Ku të huajt vijnë për të mbushur strajcat, të hajnë e të pijnë dhe në fund ikin duke të të treguar lavdinë dhe bujarinë.. Hajt më thoni atëher ju, se në c'vend jetojmë ?? Aty, këtu ku s'dihet se ku ??!! Në një vend pa vend dhe pa mend, ku dhe xhunglës do i kishim shitur mend!!!
Në këtë vend ku po e shkruaj këtë shkrim , është po ky vend ku qytetarët nuk e din mo as cila është gjuha e tyre, është po ky vend ku më shumë rëndësi ka pasuria se sa dituria, është po ky vend ku shumica punojnë atë qfarë patroni dëshiron.
Këshilltarët e kuvendit komunal përcaktojn lojën e pushtetit, duhet t'i mbajnë larg duart duke politizuar hallet e cdo hallexhiu në këtë vend. Nëse e quani vetën të përgjegjshëm aq sa "thoni" zotërinjë, atëherë stabilizoni me punë popullsinë, ose në të kundërt boll bët lojën e ''demokracisë" me atë fanatizmin tuaj nepotik e patriotik. Koha juaj ka skaduar!!
Të gjithë kërkojnë të ndryshojnë,kinse në drejtim ma të mirë do na qojnë . Kur i sheh në rrugë e në kafe të veshur me Armani e Dizelka mendon vet me veti e thua : mos pahiri krejt këta janë të ardhur prej familjesh pasanikësh ?? Kur disa sekonda më vonë, të kujtohet pazari te gumopllastika e këto marka tashmë i gjen aty (imitim) në vlerë 1000-1500 dinarë copën.
Ju sheh nëpër duar smartfonat IPhone 5S, Samsung Galaxy 4 që të gjithë TouchScreen , por përsëri të shkon ndërmend Kina e madhe, që ka mbushur tregun vendas me mallra.
Kafenet i gjen plot, por pa klient, vetëm me parazit,që mundohen t'i kalojnë shumë orë duke lëpirë edhe sheqerin e tharë të filxhanit të kafesë. Të gjithë kanë facebook, por asnjë nuk i'a di kuptimin teknologjisë, se si mund t'a përdor.
Veshje me imitim, telefon me 2 karta, 200 dinarë të marrë nga pensioni i prindit, një makiato në lokalin me pamje nga rruga dhe një adresë facebooku ku i bën tag dhe vetës apo nxjerrë ndonjë foto për t'u dukur dhe kështu kalon edhe dita. Kësaj i thonë shoqëri e emancipuar dhe me ngritje të lartë të ekonomisë së vendit
Kjo është politikë e atyre që xhepat i kanë në Bujanoc e familjet, nënshtetësinë dhe gjithcka tjetër e kanë jashtë vendit.
"...Ne jemi të fjalës , e jo të punës, 2000 vende të punës mbesin premtime të rrugës".