Lokale
Bujanoci me aktivitet sportiv ndihmon të rrezikuarit në Serbi
Në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc është organizuar turnir humanitar njëditor në futboll të vogël me qëllimin e vetëm mbledhjen e mjeteve për llogarinë e të rrezikuarve nga vërshimet në Serbi.
“Kemi vendosur që pagesa për ekip të jetë së paku 2.000 dinarë ndërsa shikuesit mund të japin donacion në bazë të kushteve të tyre. Me moton “Diçka e vogël nga ne, për të tjerët është e madhe” dëshirojmë të inkurajojmë dhe të tregojmë humanitet, ndërsa aksione të ngjashme të ketë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar drejtori i qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc, Nenad Stajiq, raporton OK Radio.
Që nga vërshimet që përfshinë pjesë të ndryshme në Serbi, nga komuna e Bujanocit janë dërguar ndihma njerëzve më të rrezikuar.
Kryqi i Kuq lokal në këtë qytet dy herë brenda një kohe të shkurtë ka mbledhur dhe më pas shpërndarë ndihma: veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, ushqim të konservuar, ujë të pijshëm, mjete higjienike, pelena fëmijësh, etj./Titulli.com/
(Foto ilustrim)
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!