Lokale
Ndryshime në “Sezai Surroi”!
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc vazhdon “seriali” i ndryshimeve në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit (UD).
Ministria e Arsimit përmes një letre që sot ka arritur në këtë shkollë, ka konfirmuar shkarkim nga ky posti i UD-së Zejni Fejzullahut, si dhe kthimin në këtë detyrë të Ilmi Ibrahimit.
Shkarkimi i Fejzullahut u bë më 17 maj, mirëpo deri më sot është pritur konfirmimi nga Ministri i Arsimit Zharko Obradoviq i vendimit të marrë nga Këshilli i përkohshëm i shkollës, raporton Titulli.
Këshilli i përkohshëm të njëjtën ditë patë emëruar për UD Ilmi Ibrahimin i cili është dashtë të pres përgjigjen e ministrisë.
Në ndërkohë, sa palët kanë pritur përgjigjen nga ministria përkatëse, janë zhvilluar zgjedhjet e reja në Këshillin e shkollës duke i shkarkuar anëtarët e Këshillit të përkohshëm dhe emërimin e nëntë anëtarëve të rinj të këtij organi më të lart në këtë institucioni arsimor.
Anëtarët e rinj të Këshillit janë votuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Andaj, Këshilli i sapo emëruar pritet që qysh nesër t’a shkarkojë UD-në e rikthyer të këtij institucioni arsimor dhe ta emërojë edhe njëherë Zejni Fejzullahun.
Kryeshefi i Drejtoratit për Çështje Publike dhe Veprimtari Shoqërore, Arbër Pajaziti, para fillimit të procesit të shkarkim të UD-së në këtë shkollë, të Zejni Fejzullahut, kishte porositur se ushtruesi i detyrës që do të vijë, këtë detyrë do ta ushtrojë, më së shumti, për një muaj. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!