Lokale
Ndihma për Preshevën (video)
Idriz Idrizi, banor i fshatit Shoshaj të Preshevës, kryen punët e përditshme të fshatit.
Nga 11 anëtarë të familjes së tij, asnjëri nuk punon. Thotë se jetojnë nga drunjtë që shesin dhe ndonjë kafshë. Një ndihmë për këta banorë, pas vendimeve të qeverive të Shqipërisë e Kosovës, do të thoshte shumë.
Por, janë në hamendje, nëse për ta mund të arrijë ndonjë gjë. I vetmi investim që ka arritur është rruga. I gjithë fshati me 130 banorë janë të papunë.
Edhe banorët e tjerë të fshatit thonë se do të ishte mirë të merren pak më shumë me qytetarët.
Shqiptarët i ka befasuar shuma aq e ulët nga dy shtete, ndonëse aty nuk është investuar asgjë prej vitesh. Jetën, thonë, e kanë të vështirë.
Por, ky është fillimi i mbështetjes nga vendet, prej të cilave shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë pritur aq shumë. /Titulli.com/
http://youtu.be/PwAqvldkqJc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!