Legalizoje shtëpinë, afati deri më 29 janar
Lokale

Legalizoje shtëpinë, afati deri më 29 janar

13.Jan.2014 11:54
0
Drejtorati për urbanizëm përmes një njoftimi i bënë ftesë të gjithë qytetarëve të Komunës së Bujanocit që afati për paraqitjen e kërkesës për legalizim të objekteve të cilat nuk kanë leje ndërtimi, apo të përdorimit, që deri në fund të muajit janar të bëjnë legalizimi e objekteve “Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që të paraqesin kërkesën për legalizimin e objekteve deri në fund të këtij muaji (janar), sepse në të kundërtën të gjitha kërkesat për legalizimin e objekteve të cilat janë mbasë datës 29 janar të këtij viti jemi të detyruar të mos i pranojmë”, thuhet në njoftimin e Drejtoratit për urbanizëm, punë pronësoro-juridike, komunale-banesore, veprimtari ndërtimore të mjedisit jetësorë të administratës komunale të Komunës së Bujanocit. Ky vendim për legalizim, me këtë afat, është i përcaktuar me Ligjin mbi legalizimi e objekteve, dhe sipas Drejtoratit për urbanizëm, në qoftë se deri në këtë datë nuk paraqesin kërkesën për legalizim të objekteve, atëherë nuk kanë të drejtë në legalizim. Qytetarët të cilët dëshirojnë të bëjnë legalizimin e objekteve duhet që përveç kërkesës për legalizim të dorëzojnë edhe incizimin e gjeodezit, projektin mbi gjendjen faktike në tri kopje, dëshminë mbi të drejtën e shfrytëzimit, pronësisë, gjegjësisht qiranë mbi tokën ndërtimore, gjegjësisht dëshmia mbi të drejtën e pronësisë mbi objektin. Përveç këtyre dokumenteve nevojitet edhe dëshmia mbi rregullimin e marrëdhënieve në aspektin e pagesës mbi kompensimin për rregullimin e tokës ndërtimore dhe dëshmia mbi pagesën e taksës administrative./Titulli.com/
FHKL merr vendim për ndërtimin e 14 shtëpive në Luginë
Ndihma për Preshevën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration