Lokale
Ndërroi jetë mësimdhënësi Vaxhid Junuzi
Edukuesi i shumë gjeneratave të komunës së Bujanocit, Vaxhid Junuzi, sot në mëngjesë ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare.
[caption id="attachment_117083" align="alignleft" width="112"] I ndjeri Vaxhid Junuzi[/caption]
Arsimtari shumëvjeçar në shkollën e Tërnocit, i cili ishte në pension, ndërroi jetë pasi ditëve të fundit nuk ishte ndierë mirë.
Vaxhid Junuzi lindi më 10 tetor të vitit 1945 në Tërnoc të komunës së Bujanocit ku edhe kreu shkollën fillore.
Të mesmen e përfundoi në Mitrovicë, për të vazhduar shkollën e lartë pedagogjike, drejtimi i matematikës në Prizren, ku edhe e filloi karrierën e mësimdhënësit të lëndës së Matematikës, me ç’rast punën e mësimdhënësit në Prizren e zhvilloi për gjashtë vite.
Në vendlindje misionin e shenjtë të edukimit të brezave të rinj e filloi në paralelen e parë të shkollës së mesme “Skenderbeu” në Tërnoc, për të vazhduar më pas në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” deri në vitin 2000 kur edhe u pensionua.
Vaxhid Junuzi do të mbahet në mend për një kohë të gjatë në mesin e qytetarëve të kësaj komune, sidomos gjeneratat që i mësoi ai, si një edukatorë i etur për të shpërndarë dijen ndaj brezave të rinj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!