Gold Ag: Kam pas problem me policët shqiptarë të Preshevës (video)
Lokale

Gold Ag: Kam pas problem me policët shqiptarë të Preshevës (video)

22.Apr.2014 15:36
0
Këngëtari nga  Presheva që jeton dhe vepron në Prishtinë Arian Agushi-Gold Ag gjatë qëndrimit të tij në emisionin televiziv “Përrallë me tupan” ka folur për problemet që ai ka pasur me policët shqiptarë të Preshevës. Ai është shprehur se ka pasur problem me policë shqiptarë të veshur me uniforma të policisë serbe, që siç tha këto probleme kanë lindur për interesa të tyre. “Kam pasur probleme me policë shqiptarë në Preshevë. Policë të cilët kanë dashtë me i rritë gradat e veta, për me i hy serbëve në hak, për me tregu se na jena burra të mirë, kështu që se kanë arrit atë që e kanë dashtë”, u shpreh Gold Ag gjatë qëndrimit në emisioni “Përrallë me tupan”, transmeton Titulli. Ai me këtë rast tha se ka respekt ndaj shumicës së policëve shqiptar në Luginë, që edhe pse janë me uniformë të policisë serbe, ata janë shqiptarë. “Kam qef kur më ndal ndonjë policë shqiptar edhe pse është me uniformë të Serbisë. Kur të fol shqip ta hjek gjysmën e të keqes, mirëpo kam qef që sa ma shpejt me ndodhë ajo që e thom edhe në kangët e mia”, u shpreh këngëtari preshevar./Titulli.com/
Ndërroi jetë mësimdhënësi Vaxhid Junuzi
Luginë: Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në nivele shqetësuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration