Bujanoci,  një hap më afër drejt ndërtimit të objektit të fakultetit
Lokale

Bujanoci, një hap më afër drejt ndërtimit të objektit të fakultetit

23.Apr.2014 20:09
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë nga Universiteti i Novi Sadit , prof . Nenad Vunjak nënshkruan në Beograd  marrëveshje bashkëpunimi , e cila përbën bazën për zhvillimin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e arsimit të lartë në Bujanoc . Marrëveshja është një parakusht për dhënien e mbështetjes financiare për ndërtimin e ndërtesave të institucioneve të arsimit të lartë në komunë . " Kjo marrëveshje është bazë për ndërtimin e institucioneve të arsimit të lartë të cilat do të vijnë së bashku për të edukuar qytetarët tanë serb dhe shqiptarë ", tha ministri i Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Tomislav Jovanovic . Duke theksuar mirënjohjen për të gjithë partnerët , kryetari i komunës së  Bujanocit,  Nagip Arifi ka thënë se ky është një hap deri në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e objektit . " Ky është një hap shumë i rëndësishëm për ne , sepse  siç thonë disa aty ku hapen  universitetet  mbyllen burgjet", deklaroi Arifi . Bujanovac-fakultet potpisivanje memoranduma 2Lokacioni ku planifikohet të ndërtohet objekti i shkollimit të lartë tani më është në pronësi të komunës së Bujanocit, dhe në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ky objekt do t’i jepet pa pagesë në shfrytëzim fakultetit ekonomik për një periudhë 16 vjeçare. " Në Bujanoc , ne tashmë kemi 255 studentë dhe deri në fund të vitit pritet të jenë rreth 340. Fakulteti Ekonomik në Suboticë ka një traditë të mësimit në dy gjuhë dhe unë jam i sigurt se ne do të arrijmë edhe rezultate të mira në Bujanoc ", tha dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Novi Sad prof . Nenad Vunjak . Ndërsa ambasadori  i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport ka konfirmuar edhe gatishmërinë për të financuar ndërtimin e objektit të fakultetit. “Godina e fakultetit do të mundësojë të rinjve nga Bujanoci dhe gjithë rajoni shqiptarë , serbë , romë dhe të gjithë të tjerët  për të ushtruar të drejtën e tyre për arsimim”, tha Davenport. Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë,  Zoran Stankoviç vlerësoi përparimin e bërë në këtë projekt të përbashkët të qeverisë së Serbisë , organizatave ndërkombëtare dhe komunës së Bujanocit. Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard tha se kjo marrëveshje është një hap kyç drejt një zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e departamentit të këtij institucioni arsimorë . Është planifikuar që objekti i fakultetit në Bujanoc do të ndërtohet përmes projektit “Progresi Evropian” dhe do të realizohet nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve UNOPS. /Titulli.com/  
Tërnocasit kujtojnë dëbimin, vendosin pllakë në shënimin e 15 vjetorit (foto)
Ndërroi jetë mësimdhënësi Vaxhid Junuzi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration