10 kandidatë për ulësen e deputetit të PVD-së, rrezik i madh për përçarje
Lokale

10 kandidatë për ulësen e deputetit të PVD-së, rrezik i madh për përçarje

25.Feb.2014 16:51
0
Derisa po afrohet 28 shkurti për dorëzimin e listës me bartësin e saj edhe Partia për Veprim Demokratik (PVD) po bën përgatitjet e fundit për të përzgjedhur përfaqësuesin e vet për deputet në Parlamentin e Serbisë Dita e enjte, 27 shkurti, do të jetë përfundimtare për të vendosur se kush do të jetë kandidatë i këtij subjekti politik shqiptar, i cili i vetëm merr pjesë në zgjedhjet parlamentare. Titulli.com nga informacionet e siguruara dhe të konfirmuara nga anëtarët e PVD-së ka mësuar se Kryesia e saj në përbërje të 19 anëtarëve do të mbajë mbledhjen e shumëpritur për të përzgjedhur bartësin e listës. Të enjten, kur edhe do të mbahet mbledhja, në listë për t’u votuar, sipas burimit të Titullit do të jenë 10 kandidatë, në mesin e tyre edhe deputeti i deritanishëm Riza Halimi, si dhe më i përfoluri për këtë post, kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi. Nga 19 anëtarët e Kryesisë sa do të marrin pjesë në votim, 8 do ti ketë Presheva, ndërsa po aq anëtarë do të ketë edhe Bujanoci, përderisa Medvegja do të përfaqësohet me 3 anëtarë në Kryesinë e PVD-së. Kjo mënyrë e përzgjedhjes sa demokratike, aq do të mund të jetë edhe rrezikshme, sa që të ndajë në  dysh këtë subjekt politik, sidomos nëse me këtë taktikë Riza Halimi dëshiron ta vazhdojë lojën që “e fitoi” kundrejt pesë subjekteve tjera politike shqiptare, që edhe pse ishin të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhje, loja e mirë i Halimit “mashtroi” ata duke i shtyrë që të deklarohen për bojkot. Një lojë e tillë me rrezikshmëri të madhe pritet të ndodhë të enjten, ku si duket Halimi në këtë mënyrë kërkon edhe një herë (për pak kohë) të ulet në Parlament, derisa me këtë mënyrë të largojë konkurrentin më të fort që ka, Shaip Kamberin. Nga ana tjetër dega e PVD-së në Bujanoci, edhe pse jo publikisht, në heshtje është këmbëngulëse që Kamberi të jetë bartës i listës, që nëse shqiptarët mbledhin votat e mjaftueshme, automatikisht do të thoshte edhe fitues i ulëses në Parlament. Sipas anëtarëve të kësaj partie, që flasin me anonimitetet, tashmë ka ardh koha që edhe Bujanoci të ketë deputetin e vet që do të përfaqësonte shqiptarët e Luginës së Preshevës në mënyrën më të mirë të mundshme. Vlen theksuar se Riza Halimi postin e deputetit e ka mbajtur për tre mandate./Titulli.com/
Ndërrimi i patentë shoferit edhe përmes internetit (linku)
KKSH kërkon zgjidhjen e problemit të qëndrimit të studentëve të Luginës në Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration